Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku
  • Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit
  • Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë
  • Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti
  • Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica
  • Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim
  • Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit
  • Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Shfaqja “Lule Sajza” nga teatri “Kujtim Spahivogli” përshkruan tmerrin e internimit nëpër kampet e diktaturës në Shqipëri
Kulturë

Shfaqja “Lule Sajza” nga teatri “Kujtim Spahivogli” përshkruan tmerrin e internimit nëpër kampet e diktaturës në Shqipëri

adminBy adminJanuary 27, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Shfaqja Lule Sajza nga Shqipëria, një teatër dokumentar, solli historitë e të vërtetat e përjetimeve në kampin e Tepelenës. “Lule Sajza” është titulli i shfaqjes me pjesë të inkorporuara dokumentare, apo përshkruese narrative nga aktoret e teatrit “Kujtim Spahivogli” nga Tirana, i cili titull simbolizon fatin tragjik të një vajze të vogël, apo një lule që nuk mbiu asnjëherë!
Ndryshe, “Lule Sajza” u shfaq në Teatrin e Gjilanit në natën e pestë të festivalit të dramës “Talia e Flakës 2025”, duke hyrë me automatizëm në garë për ndonjërin nga cmimet tradicionale të parapara nga organizatori nikoqir i “Flakës…”. Periudha komuniste e pas luftës së dytë botërore në Shqipëri është përshkruajtur e trishtë për gati gjysmë shekulli përmes rrëfimeve e ngjarjeve tronditëse.
Diktatura në kuptimin gjuhësor i atribuohet një pushteti të dhunshëm e të pakufizuar shtetëror, që shpreh e mbron interesat e sunduesve, e që në Shqipëri zgjati mbi 45 vite, me tortura e dhunime të ndryshme, deri në internim të shumë personaliteteve të të gjitha moshave dhe gjinive.
E veçcanta tjetër e këtij lloji të teatrit është tek pasqyrimet e dokumentarizuara, që si mënyrë e realizimit nuk është parë ndonjëherë më parë, ndaj mund të konsiderohet risi. Për të qenë shfaqja plotësisht e besueshme, regjisori ka vendosur në skenë simbolikën e një varri, mbi të cilën përpëliten fate tragjike të personazheve të ndryshme të të dyja gjinive, e njherit të moshave të ndryshme. Ato personazhe i gjejmë të internuara në një kamp të frikshëm përqëndrimi, të ngjashëm me kampet që i hasim në letërsinë ruse, apo tek “Krimi e Dënimi”, gjegjësisht tek figura e Raskolnikovit, personazhit të Destojevskit.
Shfaqja vijon me tregime e dëshmi autentike të dhunës sistematike, për ç’gjë janë kujdesur aktoret Rajmonda Bulku e Adriana Tolka si dhe Valentina Meteveli. Shfaqja arrinë kulmin dramatik kur në skenë paraqitet një nga të mbijeturit e atyre kampeve të frikshme, i cili sqaron fill e për pe fatin e tij përgjatë periudhës 40-vjeçare që kishte kaluar në burgjet e tmerrshme, si i internuar. Prerformanca e aktores Valentina Meteveli mbi varrin e paraqitur në skenë, bënte përshtypje të jashtëzakonshme, duke mbajtur të gjallë kërshërinë e publikut, pasi kishte aq shumë dramë brenda asaj performance që manifestohej me përpëlitje të saj mbi varr.
Sipas përshkrimit kjo është shfaqja e parë e teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli” që realizohet si premierë e këtij lloji, në formë të teatrit dokumentar. Ajo sjell dëshmi të të mbijetuarve të kampit të Tepelenës, ndërsa ka për strukturë historitë personale që nga momenti i bastisjes nga shtëpitë, te vendosja në kampin e Beratit dhe, më pas, në atë më famkeqin, burgun e Tepelenës, që njihej si kampi më famkeq.
Shfaqja Lule Sejza është prodhim i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga Tirana, me regji nga Endrit Çela. Interpretuan: Rajmonda Bulku, Adriana Tolka dhe Valentina Myteveli Festivali i dramës “Talia e Flakës 2025” tanimë ka hyrë në fazën përfundimtare kur kanë mbetur edhe dy shfaqje për t’u prezantuar e për të plotësuar numrin prej 7 shfaqjeve të parapara këtë vit në “”Talia e Flakës 2025”.
Të hënën, më 27 janar, para dashamirëve të artit gjilanas do të paraqitet teatri “Bekim Fehmiu” nga Prizreni, me shfaqjen “Krejona” kurse në fund mysafire do të jetë shfaqja “Jam unë ajo”, nga postproduksioni “Bon” me tekst të Valmira Thaqi dhe Diturije Neziraj./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

May 13, 2026

Ti smundesh dot

May 12, 2026

Dashuria si univers i metaforës erotike

May 12, 2026
Mos humbni
Kronikë

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

By adminMay 23, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku janë…

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026

Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti

May 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.