Gjatë muajit të “Slidaritetit” për skamnorët e komunës së Gjilani u dhurua sasi e mjaftueshme për veshmbathje, por jo edhe mjete ushqimore dhe higjenike, ka njoftuar për Agjenicinë e Lajmeve Gjilani Info, Ilmi Shala sekretar i Kryqit të Kuq Dega në Gjilan.
Sipas tij, sasia e mjeteve ushqimore dhe higjenike ishte simbolike, e po ashtu edhe sasia e mjeteve financiare, dedikuar për varfnjakët, nuk ishte e bollshme.
Ai për lexuesit e Agjencionit të Lajmeve Gjilani Info tha se edhe pas përfundimit të muajit të “Solidaritetit” Kryqi i Kuq Dega në Gjilan shprehet e gatishmeri të i’u përgjigjet bizneseve dhe qytetarëve bëmirës që dhurojnë për skamnorët.
“Skamnorët kanë nevojë që të ndihmohen në mënyrë të vazhdueshme”, ka theksuar ai./GJILANI INFO/