Në Nish rusët e kanë bazën e spiunazhit por Serbia në dy raste ka dhënë votën pro Perëndimit e për ndëshkimin e Rusisë agresore në Ukrainë dhe i ka dërguar armë armatës se Volodymir Zelenski-t. A është shpërbërë Crna Ruka/Dora e zezë apo atë e kontrollon vet Aleksandar Vučić, Presidenti serb.
Nga Halil Matoshi
Por, Dritan Abazević ndonëse përuroi Fabrikën e vodkës “Beluga” në Nikshiq, të kompanisë ruse Noblewood Adriatic, ai u prit ngrohtë në Kosovë, madje me njëfar entuziazmi të çuditshëm!?
Serbia që nga Obrenović-ët e Karadjordjević-ët e deri tek Đinđić – e sëvoni edhe Vučić-i – është duke u ballafaquar me vetën, në një luftë ende pa fitues – ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë, por që kjo mendësi e ka lënë shtetin ballkanik në shekullin e mesëm.
Serbët i sundon emocionalisht Kisha Ortdokse dhe popat (shumë nga ta klerofashistë) dhe sidomos UDB-a (BIA e sotshme) me “Crna Ruka-n” që kamuflohet në mënyrë të sofistikuar në strukturat e saj, dhe jo Qeveritë, sado të dalura nga vota e lirë.
Vuk Drašković këtë “faktor x” në shoqërinë serbe e karakterizon si ndërdije morbide serbe, sepse sipas tij për të njimijtën herë po dëshmohen të sakta fjalët e ish shefit të UDB-së serbe Jovica Stanišić-it, i cili pat thënë së në Serbi nuk ekzistojnë parti, as Qeveri e Kuvend, as Kryetar dhe as gjykata. Ekziston vetëm UDB-a.
Cila është kjo ndërdije morbide në qenien serbe?
Mbreti Aleksandar Obrenović-i ishte properëndimor – u vra në natën e 11 qërshorit 1903 bashk me Mbretëredhën Draga, nga grupi komplotist nën drejtimin e kapitenit Dragutin Dimitrijević – Apis, udhëheqësin e organizatës së fshehtë “Crna Ruka”/Dora e zezë.
Ata nuk kishin pasardhës prandej në krye të Serbisë erdhi Petar Karađorđević.
Pas abdikimit në pushtet erdhi i biri Aleksandar Karađorđević që ishte properëndimor – ai u vra nga një efektiv prorus i Organizatës Revolucionare Maqedonase, Vlado Černozemski në Marseille, më 1934.
Zoran Đinđić poashtu.
U vra nga Zvezdan Jovanović me urdhërin e liderit të paraushtarakëve “Beretat e kuqe” më 2003. Të njëjtit që vranë gjashtë nxënësit serbë në kafenenë “Panda” afër Pejës, me një plan komplotist të Radomir Marković-it, shefit të UDB-së.
Po kush janë shovenistët e organizatës Crna Ruka?
Grupi vrasës i infiltruar në policitë sekrete serbiane “Crna Ruka” (Dora e zezë) është krijuar nga koloneli famëkeq Dragutin Dimitrijeviq “Apis”, kurse aksioni i parë është kryer nga Vojvoda (kapiteni) Vojislav Tankosiq në Merdarë, më 22 tetor 1912, kur edhe nisi pushtimi i Kosovës dhe vetëm dy vjet më vonë me atentatin e Sarajevës (kur nga militanti I saj Gavrilo Princip me mbështetje të Vasa Čubrilović-it u vra Arqiduka i Perandorisë duale, Franz Ferdinand dhe u shkaktua Lufta e Parë Botërore.
Sipas shumë të dhënave, “Crna Ruka” i ka “nënshkruar” vrasjet më shokuese, Ivan Stambolić, gazetarit Slavko Čuruvija, atentatin ndaj eskortës së Drašković-it; pastaj të gjashtë të rinjve në kafeterinë “Panda”, më 1998, zyrtarit të EULEX-it, lituanezit Audrius Shenavicius dhe të serbit Dimitrije Janičijević nga Partia Liberale Serbe.
Zoran Đinđić, kryeministri i vrarë serb, por edhe presidenti serb Tadić ishin vetëm kukulla në duart e nacionalizmit serb. Kjo ua bënte më të lehtë punën elementëve terroristë të “Crna Ruka-s”, që në Serbi, Republika Srpska dhe në veri të Kosovës, të shtrinte kontrollin e plotë. Edhe Đinđić e Tadić ishin kukulla në duart e nacionalizmit shovenist serbian, por i pari ishte në parim properëndimor, ai mësynte që idetë e këtij nacionalizmi për “Botën serbe” t’ia përshtatet Perëndimit por nuk mbijetoi.
Boris Tadić në anën tjetër, ashiqare i frikësuar, nuk bëri asgjë, madje u bashkua me klerofashozmin rreth Kosovës. Perëndimi e di se nuk mund të ketë Serbi demokratike pa i thënë jo Kishës në shtet dhe pa i thënë jo rusifkimit. Sëkëndejmi nuk mund të ketë liderë demokratë pa Serbinë Perëndimore e demokratike. Prandaj, po ky Perëndim pragmatik po e rimendon qasjën ndaj Serbisë, përmes arkitektit të kësaj marrdhënie të re, Chris Hill, i cili nuk hezitoi t’i premtonte Serbsë armë të teknologjisë më të re!?
Sigurish jo për ta nënshtruar Kosovën, por për t’u mbrojtur nga një inkursion eventual i Vladimir Putinit.
Besohet (beson edhe ShBA) se nëse e njeh Kosovën dhe mbijeton, Vučić mund ta orientojë Serbinë përfundimisht kah Perëndimi.
A do të ndërrojë Serbia kursin apo do të vazhdojë me rusifikimin e shoqërisë edhe në shekullin 21?
Kjo është pyetje njëmilionëshe.
Mirëpo ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill është optmist.
Serbia ka sot një një lider i cili po lëviz nga Perëndimi. Njohës të mirë të ngritjës së tij nga koha kur bartte sanduk me birra për Toma Nikolić-in – Grobar dhe shërbente si ministër për propagandë i liderit fashist Slobodan Milošević, janë të bindur se Aleksandar Vučić do ta njohë brenda vitit Kosovën (pas themelimit të Asociacionit) dhe do ta kalojë Kapitullin 35 që i garanton integrim të shpejtë në BE.
A po shndërrohet një politikan i hazdisur i lëvizjës radikale (pasardhës ideologjik i çetnikëve) në një de Gaulle!?
Ai, e ka heshtur Kushën Ortodokse, liderët e Beretave të Kuqe (që vranë Djindjić-in) janë në burg, BIA-n e kontrollon përmes Vulin-it, porse Crna Ruka/ Dora e zezë kurrë nuk dihet ku e bë folenë, në banka (Milošević), në burgje (si Arkan) apo në nëntokën sebe (si Legia.)
Me gjasë, vet Vučić është kreu politik i kësaj organizate famëkeqe!?