Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë e Komunës së Gjilanit, ka publikuar raportin gjashtëmujor të punës së këtij viti (1 janar deri më 30 qershor).
Bekim Salihu, drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë ka thënë se edhe në këtë sektorë po vazhdon përmirësimi i procesit të ofrimit të shërbimeve.
“Gjatë gjysmës së parë të këtij viti kemi pranuar dhe trajtuar me efikasitet një numër të madh të lëndëve dhe kërkesave me rëndësi për qytetarët dhe institucionet”, thotë Drejtori Salihu.
Ndërkaq, duke folur për numrin e lëndëve të pranuara sipas sektorëve nga 1 janari deri më 30 qershor, thotë me sa vijon:
Në gjeodezi janë pranuar 2 mijë e 720 lëndë, ku 99.8% janë të përfunduara.
Kadastër ishin 1 mijë e 866 lëndë dhe janë kryer 97.6%.
Në sektorin e pronës ishin 410 lëndë, ku janë përfunduar të gjitha apo 100%.
Dhe janë skanuar dhe digjitalizuar rreth 270 mijë dokumente arkivore kadastrale, duke rritur efikasitetin dhe sigurinë e të dhënave”.
Tregon edhe për numrin e certifikatave të lëshuara, ku sipas tij mësohet se janë lëshuar 5 mijë e 528 certifikata të pronës, 343 certifikata të gjendjes ekonomike dhe 225 certifikata që dëshmojnë se nuk posedojnë pronë.
Tutje drejtori Bekim Salihu, thotë se të hyrat financiare për këtë periudhë kapin vlerën prej 91 mijë e 565 euro.
Ai thotë se janë përgatitur dhe miratuar nga Qeveria e Kosovës, vendime të rëndësishme për shpronësime, që përfshijnë: projekte komunitare në Dobërçan, ndërtimin e “Çerdhes së Fëmijëve” – INTEGJ, unazën e jashtme të qytetit të Gjilanit, rrugët dhe pronat në Livoq të Epërm/Ulët dhe ZK Velekincë dhe projektin “Qarkorja e vjetër e qytetit”.
“Ky raport reflekton përkushtimin tonë ndaj qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit. Do të vazhdojmë me transparencë dhe efikasitet në shërbim të komunitetit”, tha drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë,ka theksuar drejtori Salihu. /GJILANI INFO/


