Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Rektori i UP “Kadri Zeka” priti në takim Komandantin e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së me ekipin e tij
Lajme Lokale

Rektori i UP “Kadri Zeka” priti në takim Komandantin e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së me ekipin e tij

adminBy adminDecember 26, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, ka pritur në takim zyrtar Komandantin e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjilan, Nënkolonel Arben Avdyli, i shoqëruar nga ekipi i tij.

Ky takim u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë ndërinstitucional, me fokus të veçantë në forcimin e marrëdhënieve mes institucionit të arsimit të lartë dhe institucioneve të sigurisë së vendit. Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e rolit që FSK-ja ka në shoqërinë kosovare, jo vetëm në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, por edhe në ndërtimin e stabilitetit, paqes dhe zhvillimit të përgjithshëm shoqëror.

Në takim u shqyrtuan gjithashtu mundësitë konkrete për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në aspektin e edukimit, zhvillimit profesional, aktiviteteve akademike, trajnimeve, ligjëratave tematike, si dhe përfshirjes së studentëve në iniciativa dhe aktivitete me karakter qytetar dhe edukativ.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku theksoi përkushtimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” për ndërtimin dhe ruajtjen e bashkëpunimeve të qëndrueshme me institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës. Ai vlerësoi lart kontributin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm në promovimin e vlerave qytetare dhe edukative.

Nga ana e tij, Nënkolonel Arben Avdyli falënderoi Rektorin dhe drejtuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka” për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të universitetit në formimin e brezave të rinj, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe në zhvillimin e shoqërisë kosovare në tërësi.

Të dy palët shprehën falënderim të ndërsjellë për bashkëpunimin e realizuar gjatë këtij viti, duke e vlerësuar atë si të suksesshëm dhe me ndikim pozitiv si për institucionet përkatëse ashtu edhe për studentët dhe komunitetin në përgjithësi. Po ashtu, u konfirmua gatishmëria për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, përmes projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta./Gjilani INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.