Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
  • Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
  • Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Rektori i UP “Kadri Zeka” ka vizituar Komunën e Kamenicës
Lajme Lokale

Rektori i UP “Kadri Zeka” ka vizituar Komunën e Kamenicës

adminBy adminDecember 26, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Komunën e Kamenicës, ku është pritur në takim nga Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj.

Gjatë takimit, Rektori Dërmaku dhe Kryetari Rahimaj kanë diskutuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Komunës së Kamenicës, me fokus në realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit, zhvillimit lokal dhe përfshirjes së të rinjve.

Në fjalën e tij, Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet lokale, duke vlerësuar mbështetjen e deritanishme të Komunës së Kamenicës ndaj universitetit. “Universiteti Publik “Kadri Zeka” i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit me institucionet lokale, pasi vetëm përmes partneriteteve të qëndrueshme mund të kontribuojmë realisht në zhvillimin arsimor dhe shoqëror. Falënderoj Komunën e Kamenicës për bashkëpunimin e deritanishëm dhe dëshirojmë që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe më tutje”, ka thënë ndër tjerash Rektori Dërmaku.

Po ashtu, Rektori  Artan Dërmaku e uroi Kryetarin Kadri Rahimaj për marrjen e mandatit të dytë si Kryetar i Komunës së Kamenicës, duke i dëshiruar suksese në realizimin e objektivave të tij qeverisëse.

Nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Kamenicës, z. Kadri Rahimaj, vlerësoi rolin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” si partner strategjik në zhvillimin e komunës, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit. “Universiteti Publik ‘Kadri Zeka’ është një partner i rëndësishëm për Komunën e Kamenicës, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të të rinjve. Komuna jonë mbetet e përkushtuar për të fuqizuar bashkëpunimin me universitetin, në mënyrë që të realizojmë iniciativa dhe projekte që sjellin përfitime konkrete për qytetarët,” theksoi Kryetari Rahimaj.

Në përfundim të takimit, të dyja palët shprehën vullnetin e përbashkët për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin edhe në të ardhmen, në funksion të avancimit të arsimit të lartë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Komunës së Kamenicës. /Gjilani INFO/ 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Opinione

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

By adminOctober 16, 2026

Shkruan: Isuf Bajrami Ka momente në histori kur e kaluara nuk mbetet më në…

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026

Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA

October 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.