“Gëzuar Pavarësia e Kosovës”, ka uruar, Riad Rashiti, kreu i PDK-së së Gjilanit, i cili bashkë me bashkëpunëtorët e tij ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, me rastin 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
“Mirënjohje për të gjithë të gjallët që luftuan e kontribuuan për lirinë dhe shtetin tonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve”, ka thënë Rashiti./GJILANI INFO/





