Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Ramaj: Eco-Higjiena s’ka probleme si KRM “Pastrimi” në Prishtinë – ka në fokus shërbimet ndaj klientelës
Lajme Lokale

Ramaj: Eco-Higjiena s’ka probleme si KRM “Pastrimi” në Prishtinë – ka në fokus shërbimet ndaj klientelës

adminBy adminMarch 14, 2023Updated:March 14, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në kryeqytetin e Kosovës, mbeturinat vazhdojnë të mbeten të pa mbledhura për shkak të grevës së punëtorëve të KRM “Pastrimi” në Prishtinë, të cilët po kërkojnë rritje pagash, por që ende kanë ngelur pa përgjigjie.

Drejtor Ekzekutiv në KRM Eco-Higjiena në Gjilan, Senad Ramaj ka thënë se bashkëndjenë me situatën e krijuar atje, si dhe ka uruar që ky problem të zgjidhjet sa më shpejtë.

Nga ana tjetër, ka theksuar se për fat të mirë në komunat e Anamoravës ku operon kjo kompani, nuk ka probleme të natyrës së tillë.

“Fokusi i kompanisë Eco – Higjiena është në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarë/klientelën”, ka nënvizuar, ai.

Drejtori Ramaj tha se janë të angazhuar që të ketë edhe inkasim efikas, gjë kjo e cila mundëson shërbime cilësore dhe krijon gjendje stabile financiare të kompanisë, me synim që t’iu shmangen problemeve të tilla si në kryeqendër.

Ai ka thënë se me aprovimin e tarifës së re nga kuvendi i aksionarëve, kompania Eco-Higjiena ka bërë edhe ngritjen e pagave për 60 punëtorët e grumbullimit të mbeturinave si dhe  50 punëtorët në sektorë tjerë.

Drejtori Ramaj pohon se po punohet që të ofrohen kushte sa më të mira për punëtorët duke shtuar se kamionët janë të paisur me mekanizmin e zbrazjes, kështu që atyre iu mundësohet puna më e lehtë gjatë procesit të grumbullimit të mbeturinave.

Sipas tij, tani për sezonë janë duke u përgatitur që punëtorët të pajisjen edhe me veshmbathjen e duhur për punë.

Për të ofruar shërbime sa më të mira, për kategoritë që i mbulon me shërbime kjo kompani(amvisëria/bizneset/institucionet komunale/), Senad Ramaj, Drejtor Ekzekutiv në KRM Eco-Higjiena, fton secilin klientë me obligime ndaj kompanisë, të paraqitet në zyrat e KRM Eco-Higjiena, apo te inkasantët dhe t’i shlyejnë ato, sepse vetëm pagesat që kryhen rregullisht dhe në kohë, garantojnë një shërbim cilësor dhe bashkëkohor.

“Po ashtu duke qenë të rregullt në pagesa, kompania nuk do të ketë nevojë për të ndërmarrë veprime tjera ligjore për të inkasuar borxhet, e klientët do t’u shmangen shpenzimeve tjera të panevojshme”, ka theksuar drejtori Ramaj.

Ai ka bërë me dije se rastet sociale nuk faturohen, ndërkohë që ka edhe një apel për institucionet përkatëse që të përkujdesen për të ndëshkuar kushdo që degradon ambientet publike.

“Sa për sqarim, sipas kontratës kompania operon me shërbime për amvisëri, biznese dhe institucione komunale, por është e hapur për bashkëpunimi, për projekte të përbashkëta me institucione të tjera  vendore e ndërkombëtare”, ka thënë Drejtori Ramaj./GJILANI INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Opinione

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

By adminAugust 29, 2026

Shkruan: Isuf B.Bajrami Lufta moderne nuk fillon domosdoshmërisht me tanke, raketa apo shpallje lufte.…

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.