Kryetari Rahimaj merr pjesë në takimin me kryetarët e komunave për Strategjinë e Menaxhimit të Integruar të Mbeturinave të organizuar nga Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës, z.Liburn Aliu.
Në këtë takim u diskutua për ndryshimet ligjore të cilat janë të nevojshme për arritjen e synimeve për riciklimin 50% deri më 2035, kornizën institucionale dhe modalitetin e trajtimit të fraksioneve të ndryshme të mbeturinave./GJILANI INFO/