Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Bastisje dy shtëpi në veri të Kosovës, policia ka gjetur armë dhe paisje ushtarake

October 16, 2025

Për 24 orët e fundit 59 aksidente trafiku në Kosovë

October 16, 2025

Arrestohen 6 persona në Viti pas një rrahje

October 16, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Bastisje dy shtëpi në veri të Kosovës, policia ka gjetur armë dhe paisje ushtarake
  • Për 24 orët e fundit 59 aksidente trafiku në Kosovë
  • Arrestohen 6 persona në Viti pas një rrahje
  • Asfaltohen disa rrugë në Krilevë të Kamenicës
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale
  • Policia ka arrestuar një person në Gjilan për posedim të substances narkotike dhe kanosje
  • Arrestohet për rrezikim të trafikut publik një person në Gjilan
  • Arrestohet për dhunë në familje një person në Kamenicë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Publikohet aktgjykimi i plotë për Gucatin dhe Haradinaj, të cilët u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim
Lajme Qendrore

Publikohet aktgjykimi i plotë për Gucatin dhe Haradinaj, të cilët u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim

adminBy adminMay 18, 2022Updated:May 18, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ish-udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, u shpallën fajtor nga Gjykata Speciale, duke u dënuar secili me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 eurove.

Ata janë shpallur fajtorë për pikën 1 “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet kërcënimit të rëndë”, Pikën 2 “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi”, Pikën 3 “Frikësim gjatë procedurës penale”, pikën 5 “Shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë të nxjerrë në procedura zyrtare” dhe pikën 6 “Shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të identiteti dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur”.

Gucati e Haradinaj u shpallën të pafajshëm vetëm për pikën 4 “hakmarrje. Në dënimin me burgim, atyre do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim deri në tani.

Gjykata Speciale tashmë e ka publikuar të plotë aktgjykimin në gjuhën shqipe i cili përbëhet nga 17 faqe.

Në pjesën ku përmenden akuzat thuhet se “Prokurori i Specializuar ngriti gjashtë akuza kundër të akuzuarve për shkelje të Kodit Penal të Kosovës (“KPK”): Pikat 1 dhe 2, pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, sipas nenit 401 të KPK-së; Pika 3, frikësim gjatë procedurës penale, sipas nenit 387 të KPK-së;  Pika 4, hakmarrje, sipas nenit 388 të KPK-së; dhe Pikat 5 dhe 6, shkelje e fshehtësisë së procedurës, sipas nenit 392 të KPK-së”.

Lidhur me llojin e pjesëmarrjes së të akuzuarve në këto vepra penale, Trupi Gjykues konstatoi se të akuzuarit morën pjesë bashkërisht dhe dhanë kontribut thelbësor si bashkëkryes në kryerjen e veprave penale të Pikave 1, 3, 5 dhe 6. Trupi Gjykues gjithashtu konstatoi se Gucati dhe  Haradinaj kryen individualisht veprën penale të Pikës 2.

Bazuar në sa më lart, Trupi Gjykues konstaton se të akuzuarit janë penalisht përgjegjës si bashkëkryes për veprat penale të Pikave 1, 3, 5 dhe 6 dhe si kryes individualë për veprën penale të Pikës 2.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti për sot me vranësira dhe intervale me diell, temperatura maksimale arrin deri në 19°C

October 11, 2025

Moti sot me reshje intensive shiu, pritet borë në disa zona

October 2, 2025

Aleanca për të Ardhmen pa Duhan: Kërkohen masa të reja kundër cigareve elektronike dhe duhanit në Kosovë

September 29, 2025
Mos humbni
Kronikë

Bastisje dy shtëpi në veri të Kosovës, policia ka gjetur armë dhe paisje ushtarake

By adminOctober 16, 2025

Dy operacione të ndara ka realizuar Policia e Kosovës në komunat Zubin Potok dhe…

Për 24 orët e fundit 59 aksidente trafiku në Kosovë

October 16, 2025

Arrestohen 6 persona në Viti pas një rrahje

October 16, 2025

Asfaltohen disa rrugë në Krilevë të Kamenicës

October 15, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Bastisje dy shtëpi në veri të Kosovës, policia ka gjetur armë dhe paisje ushtarake

October 16, 2025

Për 24 orët e fundit 59 aksidente trafiku në Kosovë

October 16, 2025

Arrestohen 6 persona në Viti pas një rrahje

October 16, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.