Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore ne Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”./GJILANI INFO/