Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3) persona, një në kohëzgjatje prej 48 orëve, dy prej tyre, për veprën penale ‘’ Rrëmbimi ’’ nga neni 191 i Kodit Penal të Kosovës, dhe njëri për veprën penale Dhënia e ndihmës kryersit pas kryerjes së veprës penale nga neni 380 i Kodit Penal të Kosovës.
Ndërkaq, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale:
Aktakuzat e ngritura janë si në vijim:
-Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’ Vjedhje e shërbimeve ”.
-Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Ndërtimi pa leje ”.
-Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Dhuna në familje ”.
-Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Rrezikimi i trafikut publik”./GJILANI INFO/


