Me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Asgjësim, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’
E njejta Prokurori ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat e ngritur janë si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Rrezikimi i trafikut publik’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhja e shërbimeve’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë’’./GJILANI INFO/


