Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit
Programi jonë për mirëqenien sociale në përgjithësi, e në veçanti për personat me aftësi të kufizuar, është programi më i mirë e më serioz.
Pata kënaqësinë e veçantë që sot ta vizitoj edhe qendrën e sindromës Down, ku bashkëbiseduam ngrohtësisht me menaxherët e kësaj qendre, të cilët përkundër sfidave financiare po arrijnë t’i japin shërbimet e nevojshme për fëmijët.
Programi jonë për mirëqenien sociale në përgjithësi, e në veçanti për personat me aftësi të kufizuar, është programi më i mirë e më serioz.
Kemi punuar gjatë e me përkushtim, sepse përtej obligimit ligjor, ai moral vije i pari.
Prandaj, u zotuam që nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuar nën 18 vjet, do të përfitojnë mbështetje mujore prej 200 euro. Ndërkaq fëmijët me aftësi të kufizuar deri në 18 vjet (që sipas QPS-së janë 176 fëmijë aktualisht) do të përfitojnë shtesë 100 euro plus çdo muaj!
Faleminderit për pritjen!