Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim udhëheqësin e divizionit të Policimit në Bashkësi, Salih Dragidella.
Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar rreth një projekti ku 35 nxënës vitias të klasave të 10-ta të shoqëruar nga profesorë dhe persona të tjerë pritet të përzgjidhen që të ndjekin një trajnim një ditorë në Akademinë e Policisë në Vushtrri.
Bëhet me dije se transporti i pjesëmarrësve do të organizoj vetë komuna.
Përndryshe zëvendëskryetari Aliu, e ka mirëpritur këtë projekt duke theksuar rëndësinë që ka që nxënësit të njihen me punën që bënë policia e Kosovës në interes të gjithë qytetarëve./GJILANI INFO/