Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Pritet në takim udhëheqësja e zyrës së KE në Kosovë nga rektori i UP “Kadri Zeka” në Gjilan
Lajme Lokale

Pritet në takim udhëheqësja e zyrës së KE në Kosovë nga rektori i UP “Kadri Zeka” në Gjilan

adminBy adminApril 15, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku priti në takim Udhëheqësen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, znj. Mary Ann Hennessey. Në këtë takim morën pjesë edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, Dekanja e Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Fatmire Limani dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku.

Takimi u fokusua në mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Këshillit të Evropës në Kosovë, duke vënë theksin te organizimi i praktikave profesionale për studentët, vizitat studimore në zyrat e CoE në Prishtinë, dhe zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta që përfshijnë tematika të të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike.

Rektori Dërmaku e mirëpriti këtë vizitë duke e konsideruar si një takim të rëndësishëm që po i kushtohet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe theksoi se jemi të përkushtuar të avancojmë bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare, duke krijuar hapësira të reja për mobilitet, praktikë profesionale dhe zhvillim akademik për studentët dhe stafin tonë.

Nga ana e saj, znj. Hennessey shprehu kënaqësinë për këtë takim dhe gatishmërinë e Këshillit të Evropës për të mbështetur të rinjtë e Kosovës, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe të zhvillimit të shoqërisë demokratike. Ajo tha se është e rëndësishme që studentët të kenë mundësi të njihen nga afër me institucionet ndërkombëtare dhe të marrin pjesë aktive në programe dhe iniciativa që fuqizojnë kapacitetet e tyre profesionale dhe qytetare.

Në përmbyllje të takimit, Udhëheqësja e Zyrës së Këshillit të Evropës mbajti edhe një ligjëratë për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Fakultetit Juridik, ku u trajtuan tema që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, rolin e Këshillit të Evropës në Kosovë, si dhe mundësitë që ky institucion ofron për të rinjtë. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.