Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi së bashku me Drejtorin për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor Uran Berisha sot ka pritur në takim përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Ata para zyrtarëve komunal kanë prezantuar projektin e kompleksit me 70 njësi banimi në kuadër të skemës për banim të përballueshëm për çifte të reja dhe banim social.
Kujtojmë se para disa ditësh Kryetari Rahimaj dhe Ministri Aliu kanë nënshkruar marrëveshjen në fjalë, projekt pjesë e të cilit janë edhe tri komuna të tjera. /GJILANI INFO/