Një mosmarrëveshje në një familje në Gjilan ka eskaluar në dhunë, bëhet e ditur sot përmes raportit të Policisë.
Njoftimet zyrtare nga ky segment, njoftojnë se i dyshuari në këtë rast – djali ka sulmuar babain e tij pas kësaj mosmarrëveshje. duke i shkaktuar lëndime trupore.
I njëjti është intervistuar për rastin dhe me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim./GJILANI INFO/