Në Korminjan, të Ranillugut policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull shqiptar shtetas të Serbisë duke drejtuar traktorin me rimorkio të improvizuar që dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Republika e Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar ndërsa traktori i është sekuestruar përkohësisht derisa i dyshuari të paraqitet pranë gjykatës, ka njoftuar policia e Kosovës./GJILANI INFO/


