Është arrestuar një person në Gjilan pasiqë i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë, personin tjetër.
Sipas burimeve zyrtare policore, njoftohet se mes tyre ka ndërhyrë zyrtari policor, ashtu që i njëjti nuk ka arritur ta godas personin që synonte.
Në këtë incident thuhet se nuk ka të lënduar, ndërsa për personin e dyshuar thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/


