Është arrestuar dje një person në Gjilan, pasi që në çantën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 31.22 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 60 euro para të gatshme, ka njoftuar sot Policia.
Ky rast nga Policia është cilësuar si blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikëve.
Me vendim të prokurorit i dyshuari për rastin është dërguar në mbajtje, thuhet nga Policia./Gjilani INFO/


