Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
  • Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
  • Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon tre persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj nëntë personave
  • Policia sekuestron marihuanë, veturë dhe pajisje të dyshuara në Viti
  • Sulmohet me shufër hekuri në Gjilan, një person përfundon në QKUK
  • Vjedhje e rëndë në Gjilan, policia nis hetimet
  • Nxënësit e shkollës “Thimi Mitko” nga Gjilani zhvillojnë ekskursion edukativ në Ujman
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Piktura “Skënderbeu në mes shqiponjash” i autorit Gani Sadiku, fituese e Çmimit Blerës të Galerisë “Peneli i Flakës 2024”
Kulturë

Piktura “Skënderbeu në mes shqiponjash” i autorit Gani Sadiku, fituese e Çmimit Blerës të Galerisë “Peneli i Flakës 2024”

adminBy adminJanuary 17, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në Galerinë e Arteve në Gjilan është hapur ekspozita me punime konkurruese, të shtyllës “Peneli i Flakës 2024”, në kuadër të programit zyrtar garues të Manifestimit “Flaka e Janarit 2024”.

Në hapje të ekspozitës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, theksoi rëndësinë, peshën, jehonën dhe masovitetin që e ka karakterizuar tradicionalisht manifestimin “Flaka e Janarit”, duke veçuar këtë edicion me ngritjen e shtatores së heroit Kadri Zeka, akt ky që e ka bërë akoma më madhështore manifestimin e sivjemë.

“Këtë vit përveç pjesëmarrjes së madhe në numër, të artistëve nga të gjitha trevat shqptare, “Flaka e Janarit” bëhet edhe më madhështore për shkak të ngritjes së shtatores së heroit, Kadri Zeka. Gjilani dhe Anamorava i ka dhënë shumë Kosovës. Ka shumë emra e shumë heronjë të cilët kanë peshë të veçantë në historinë e re, e besa edhe atë më të vjetër, të shekullit të fundit të kombit shqiptar”, tha kryetari Hyseni.

Kreu i Komunës së Gjilanit, më tej vuri në dukje se është tejet e rëndësishme që këto vlera historike, e madje edhe kulturore, t’i trashëgojë ndër brezat dhe të shërbejnë si mësim e inspirim për ata që vijnë pas nesh e ata që jemi tani, që të punojmë për të mirën tonë të përgjithshme.

“Mua më mbetet t’iu falënderoj për organizimin shumë të mirë të aktiviteteve në kuadër të kësaj shtylle të Arteve Pamore, si dhe për prezencës masive, të pjesëmarrjen cilësore me veprat tuaja, pasi njëkohësisht e bëni shumë më madhështor organizimin e “Flakës së Janarit”, për ta ruajtur njëherësh këtë madhështi të kësaj shtylle, i cili manifestim është unik për nga struktura në mbarë hapësirën shqiptare e më gjerë”, theksoi Hyseni.

Një fjalë rasti mbajti kuratori i ekspozitës, skulptori Mal Myrtaj, i cili vuri në dukje se ka qenë një privilegj i madh të jetë përzgjedhës i punimeve konkurruese, pasi ato punime i përkasin artistëve të shquar dhe të dëshmuar të tre brezave krijuesish.

“Veprat të cilat sot i kemi përpara, kryesisht piktura, skulptura, grafika e vizatime, si dhe fotografi artistike, janë vepra që e madhështojnë “Flakën e Janarit”. Ato, thënë simbolikisht “ngrohin janarin e ftohtë””, tha ai duke vlerësuar përkushtimin e pjesëmarrësve krijues, si dhe mbështetjen institucionale nga Komuna e Gjilanit, gjegjësisht DKRS-së.

Juria vlerësuese e punimeve konkurruese në edicionin e këtij vitit “Peneli i Flakës 2024”, në përbërje Burim Myftiu, Jalldëze Mustafa dhe Jetullah Sulejmani, në bashkëpunim me nikoqirin, Avni Behluli, ka vlerësuar me unanimitet që vepra e piktorit Gani Salihu – pikturë, të fitojë Çmimin Blerës të Galerisë.

Poashtu, juria vlerësuese ka shpallur edhe rezultatet e punimeve të përzgjedhura fituese “Peneli i Flakës 2024”, e që ka rezultuar të jenë me sa vijon:

  1. Vjosa Bujari Maliqi
  2. Agron Pollovina

Promotori i këtij eventi, gjegjësisht shtyllës “Peneli i Flakës”, Avni Behluli, duke i bërë një kronologji historisë 33-vjeçare të manifestimit, theksoi se kjo ngjarje që e karakterizon Gjilanin në kuadër të kalendarit kulturor mbarëkombëtarë, është “logoja identitare” e kësja komune dhe e mbarë Kosovës. Ai përshëndeti pjesëmarrësit nga të gjitha trevat shqiptare, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Luginë e Preshevës, Mali i Zil, ndërsa vuri theksin te mbështetja që i ka dhënë Komuna e Gjilanit, gjegjësisht DKRS, si dhe cilësia e punimeve garuese në kuadër të konkursit të shtyllës “Peneli i Flakës 2024”.

Ekspozita me punimet e prezantuara konkurruese do të qëndrojë e hapur për artdashës plot 14 ditë me radhë, deri më 31 janar, kur mbyllet zyrtarisht edicioni i 33-të i manifestimit “Flaka e Janarit 2024”. /GJILANI INFO/ 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

May 13, 2026

Ti smundesh dot

May 12, 2026

Dashuria si univers i metaforës erotike

May 12, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

By adminJune 24, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të organizatave…

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon tre persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj nëntë personave

June 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.