Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
  • Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
  • Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon tre persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj nëntë personave
  • Policia sekuestron marihuanë, veturë dhe pajisje të dyshuara në Viti
  • Sulmohet me shufër hekuri në Gjilan, një person përfundon në QKUK
  • Vjedhje e rëndë në Gjilan, policia nis hetimet
  • Nxënësit e shkollës “Thimi Mitko” nga Gjilani zhvillojnë ekskursion edukativ në Ujman
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Përzgjedhet Komuna e Vitisë për t’u pilotuar programi i UNDP-së i cili synon fuqizimin e bizneseve lokale
Lajme Lokale

Përzgjedhet Komuna e Vitisë për t’u pilotuar programi i UNDP-së i cili synon fuqizimin e bizneseve lokale

adminBy adminSeptember 9, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Komuna e Vitisë është përzgjedhur si komuna e parë në Kosovë ku do të pilotohet programi i UNDP-së që synon të fuqizojë bizneset lokale

Në Viti është mbajtur sot një takim midis përfaqësuesve të UNDP-së dhe bizneseve lokale të përzgjedhura në kuadër të programit “Rritu me Biznesin Tënd”.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesi i UNDP-së, Alban Kryeziu, shprehu falënderimet e tij për kryetarin e komunës, Sokol Haliti, për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin ndaj këtij programi.

Ai theksoi se në Viti ka gjetur mbështetjen e menjëhershme të udhëheqjes komunale dhe kjo gatishmëri ka bërë që kjo komunë të jetë e para për t’u implementuar ky projekt.

“Komuna e Vitisë është përzgjedhur si komuna e parë në Kosovë ku do të pilotohet ky program inovativ, i cili synon të fuqizojë bizneset lokale dhe të krijojë një ambient të favorshëm për zhvillimin e tyre. Janë përzgjedhur gjithsej tetë biznese që do të përfitojnë nga ky projekt për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të tyre”., ka thënë Kryeziu.

Programi “Rritu me Biznesin Tënd” ka disa objektiva të rëndësishme, duke filluar me fazën e para diagnozës që përfshin identifikimin e nevojave të biznesit, dhe më pas vijon me modalitetet për rritjen e kapaciteteve, forcimin dhe promovimin e mëtejshëm të tyre.

Kryetari Haliti theksoi gjatë këtij takimi se komuna e Vitisë ka qenë gjithmonë e përkushtuar për të krijuar një ambient të favorshëm për zhvillimin dhe rritjen e sektorit privat.

Ai u shpreh i bindur se ky program do të sjellë rezultate të prekshme për bizneset e përzgjedhura dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të komunës.

“Është një nder dhe përgjegjësi në të njëjtën kohë për komunën tonë që është zgjedhur si komuna e parë për të pilotuar këtë program. Vitia do të shërbej si një model për komunat e tjera, duke treguar se si mbështetja e duhur dhe angazhimi mund të krijojnë një mjedis të fuqishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve. Andaj, përmes këtij projekti, në partneritet me UNDP, ne po krijojmë mundësi të jashtëzakonshme për të përfituar nga konsulenca profesionale dhe mbështetja praktike që do të ofrohet nga ekspertët profesional” tha kryetari Haliti.

Ai më tej premtoi se komuna e Vitisë do të vazhdoj për të ofruar çdo mbështetje të nevojshme për të realizuar ambiciet e përfaqësuesve të bizneseve dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të tyre.

Në përfundim të takimit, u nënshkruan letër-zotimet që parashohin detyrat dhe përgjegjësitë e bizneseve nga njëra anë dhe të UNDP-së si implementuese e programit nga ana tjetër, duke vendosur kështu bazat për një bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen. /GJILANI INFO/

 

 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Nxënësit e shkollës “Thimi Mitko” nga Gjilani zhvillojnë ekskursion edukativ në Ujman

June 24, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

By adminJune 24, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të organizatave…

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon tre persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj nëntë personave

June 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.