Aksidente trafiku dhe ndëshkime me gjobitje tiketash trafiku, kanë ndodhur edhe gjate 24 orëve te fundit në Kosovë, njofton policia e vendit.
Ndryshe thuhet se për këtë periudh kohore kaneë ndodhur 72 aksidente trafiku, por edhe kësaj here për fat të mire nuk kishte raste me fatalitet.
Nga shifra e përmendur, nxirret në pah e dhëna se prej 72 aksidenteve të regjistruara nga policia, 19 prej tyre ishin me lëndime, kurse 53 aksidentet tjera me dëme materiale.
Nga ana tjetër, bëhet e ditur edhe shifra e tiketave gjobitëse në në trafik prej 2 mijë e 750 rasteve./Gjilani Info/


