Pas 22 vjetësh punë në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava” Sh.A në Gjilan, është pensionuar p, Nebi Xhelili, arkëtari kryesor i kësaj kompanie.
Nebi Xhelili gjatë këtyre viteve punoi me ndershmëri dhe angazhim maksimal në pozitën e arkëtarit kryesor të kompanisë duke u treguar vazhdimisht njeri i urtë dhe i përkushtuar në punë.
Gjatë ceremonisë së pensionimit stafi i KRU “Hidromorava” , i ka shprehur mirënjohje, fjalë miradije duke e vlerësuar lart kontributi e tij për punën që ka bërë ndër vite.
Në shenjë respekti ka pranuar mirënjohje, respekt dhe urime për pensionimin duke i dëshiruar shëndet, jetë të gjatë dhe pensionim të këndshëm.
“Jetofsh gjatë Nebi Xhelili , shpresojmë të kemi sa më shumë punëtorë të zellshëm si ju”, tuhet në urimin e KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan./GJILANI iNFO/