Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Pensionohet Dr. Jashar Ramadani
Shendetesi

Pensionohet Dr. Jashar Ramadani

adminBy adminApril 15, 2026Updated:April 15, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sot, në prezencë të profesionistëve të Shëndetësisë së nivelit primar dhe sekondar, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, menaxhmentit të QKMF-së, dhe Familjes Ramadani, është pensionuar Dr. Jashar Ramadani.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes në Zhegër, gjimnazin drejtimi “Matematikor“ në Gjilan.

Mbaroi fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Beogradit, më pas në po të njëjtin Universitet, vijoi specializimin në Pediatri dhe magjistraturën, për të vazhduar pas luftës të punojë në repartin e Neonatologjisë në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Specializimin e Mjekësisë Familjare e mbaroi në Universitetin e Prishtinës.

Gjatë një karriere të gjatë dhe me peshë të veçantë institucionale, Dr. Jashar Ramadani ka ushtruar funksione të larta drejtuese dhe profesionale në sektorin publik dhe atë shëndetësor, duke mbajtur ndër të tjera detyrën e Drejtorit të Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, për dy mandate, ku me donacione të huaja, arriti të ndërtojë 16-të objekte shëndetësore kryesisht QMF, duke udhëhequr Shërbimin e Vaksinimit, Anëtar i Akademisë Amerikane të Mjekëve Familjarë, Menaxher i Trajnimeve për Shëndetësi në kuadër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Trajner dhe Vlerësues në procese të vlerësimit të provimit specialistik të Mjekësisë Familjare në kuadër të QZHMFK dhe British Medical Royal College, si dhe Shef i Kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes për dy mandate, në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kontributi i tij nuk është kufizuar vetëm në kohë paqeje, gjatë periudhave më të vështira për vendin, ai ka dhënë një angazhim të çmuar edhe në rrethana lufte, duke vënë dijen, përkushtimin dhe profesionalizmin e tij në shërbim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Gjatë viteve të tij të punës, Dr. Ramadani ka qenë shembull i profesionalizmit, integritetit dhe përkushtimit. Me një etikë të lartë pune dhe një ndjenjë të fortë përgjegjësie, ai ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe në ndërtimin e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve tona. Një mentor dhe udhërrëfyes për shumë profesionistë të rinj, duke ndarë përvojën dhe dijen me përkushtim e fisnikëri.

Trashëgimia e tij profesionale dhe njerëzore do të mbetet një standard i lartë për brezat që vijnë.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan si dhe i gjithë komuniteti i Shëndetësisë së Komunës së Gjilanit, i shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për kontributin e çmuar të Dr. Jashar Ramadanit.

I urojmë shëndet të plotë, qetësi dhe shumë momente të bukura në këtë fazë të re të jetës. /Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shënohet 29 shtatori, Ditën Botërore të Zemrës në Viti

September 29, 2026

Edhe QKMF “Dr. Shaban Geci” në Kamenicë ka pranuar donacion prej 15 karrocash manuale

September 29, 2026

QKMF në Viti përfiton 15 karroca manuale për pacientët me nevoja të veçanta

September 29, 2026
Mos humbni
Opinione

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

By adminOctober 7, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Ka njerëz që njeh për një kohë të gjatë dhe, megjithatë,…

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.