Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
  • Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës
  • Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan
  • Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor
  • Drejtoresha Kadriu, premton mbështetje për qendrën e qëndrimit ditor për të moshuar
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza kundër pesë personave
  • Kryetari Rahimaj : Në asfaltim 15 rrugë lokale, së shpejti nisin edhe 6 të tjera
  • Policia publikon statistikat ditore: 15 aksidente me të lënduar dhe mbi 2400 tiketa trafiku
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Pas sulmit terrorist të 24 shtatorit kërkohet që Kosova sa më parë të anëtarësohet në NATO
Lajme Qendrore

Pas sulmit terrorist të 24 shtatorit kërkohet që Kosova sa më parë të anëtarësohet në NATO

adminBy adminOctober 7, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA NAILE EJUPI

Islami: Ka prova të mjaftueshme, fakte e dëshmi që Kosova mund të jetë burim i jo stabilitetitElezi: Ky sulm terrorist mendoj se është një moment shumë i rëndësishëm që Kosova të përfitojë në raport me procesin e integrimeve të saja në NATO

Sulmi terrorist i 24 shtatorit është mundësi e mirë për Kosovën që Kosova të bëjë çmos për anëtarësim në NATO, kështu shprehen ekspertët e sigurisë për gazetën “Bota sot”.

Sulmi në Brasnjakë të Zveçanit ku një polic i Kosovës ka vdekur, përveçse ka ndryshuar qasjen e ndërkombëtarëve sa i përket Kosovës dhe Serbisë, tashmë mund të jetë “mundësi e artë” që Kosova të përfitojë dhe të anëtarësohet në organizatën më të fuqishme të sigurisë NATO.

Islami: Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në NATO

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, thotë se Kosova ka qenë vazhdimisht e interesuar që të jetë pjesë e Aleancës Veri- Atlantike.

Sipas tij, forcat e sigurisë së Kosovës me zhvillimin e tyre mund të jenë prodhues i paqes dhe sigurisë jo vetëm për Kosovën, por edhe në rajon e botë.

“Kosova vazhdimisht ka qenë e interesuar dhe është e interesuar që sa më parë që të jetë e mundshme të jetë pjesë e Aleancës Vero- Atlantike, sepse forcat e sigurisë së saj me zhvillimin e tyre do të jenë prodhues i paqes dhe sigurisë jo vetëm për Kosovën, por në bashkëpunim me vendet e NATO-s do të prodhojë siguri edhe në botë e rajon e më gjerë”, pohon Islami.

Ai shprehet se do të ishte mirë që Kosova sa më shpejt që është e mundur, brenda një periudhe sa më të shkurtër të jetë pjesë e NATO-s.

“Sulmi i 24 tetorit, ka vënë në pah sesa është e rëndësishme që Kosova të jetë pjesë e NATO-s, sepse kështu do të krijohej një linjë më e mirë dhe Kosova dhe vendet e Ballkanit do të ishin më të sigurta, sepse nuk mjafton që Kosova të jetë partnere apo të jetë në partneritet me vendet e NATO-s. Pavarësisht asaj që në Kosovë kemi trupat e KFOR-it që janë pjesë e Aleancës Veri- Atlantike sepse vijnë nga ato vendet, do të ishte mirë që në periudhë sa më të shkurtë, sa më shpejt që është e nevojshme që Kosova ta shtojë kërkesën dhe vetë vendet e Aleancës Veri- Atlantike besoj se kanë prova të mjaftueshme, fakte e dëshmi të mjaftueshme se Kosova do të jetë burim i jo stabilitetit të rajonit për shkak se Serbia ka tendenca dhe apetite të aneksojë ose ta sulmojë Kosovën”, thekson profesori.

Me anëtarësimin e Kosovës në NATO, do të krijohej një stabilitet politik e ushtarak, shton Islami.

“Kështu që sa më parë që të jetë e mundshme që Kosova të jetë pjesë e Aleancës Veri- Atlantike do të krijohet një stabilitet politik e ushtarak në mënyrë që jo vetëm Kosova, por edhe vendet e Ballkanit të jetojnë në qetësi dhe në harmoni”, thotë Islami.

Kosova vazhdimisht e ka shfaqur nevojën për t’u anëtarësuar në NATO, madje vitin e kaluar është themeluar edhe Grupi ndërinstitucional i punës për integrimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike, NATO.

Elezi: Një Kosovë brenda anëtarit më të fuqishëm në botë të sigurisë NATO, një mundësi serioze për të luftuar terrorizmin

Ndërsa, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, thotë se pas sulmit terrorist është momenti shumë i rëndësishëm që Kosova të përfitojë në raport me procesin e integrimeve të saja në NATO.

“Sulmi terrorist me 24 tetor në Brajsk të Mitrovicës ishte tregues i qartë që Kosova dhe rajoni janë seriozisht të rrezikuar nga terrorizmi dhe se në kuadër të strategjisë ndërkombëtare për luftën kundër terrorizmit është paraparë qasja në luftimin e terrorizmit. Ne mund të themi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tej të përgatitur dhe të gatshëm për të luftuar aktivitetet terroriste, po ashtu edhe NATO si strukturë ndërkombëtare e fuqishme e sigurisë ka strategjinë e sa për luftimin e terrorizmit, andaj, ky sulm terrorist mendoj se është një moment shumë i rëndësishëm që Kosova të përfitojë në raport me procesin e integrimeve të saja në NATO duke marrë në konsideratë gjendjen faktike dhe rrezikun që i kanoset në vazhdimësi Kosovës dhe rajonit pikërisht për shkak të sulmeve terroriste”, deklaron Elezi.

Sipas tij, rasti i 24 shtatorit mund të trajtohet si mundësi për të promovuar vlerat që ka NATO në çështjet e ruajtjes së sigurisë sidomos sulmeve terroriste.

“Një Kosovë brenda anëtarit më të fuqishëm në botë të sigurisë NATO do të thotë edhe një mundësi serioze për të luftuar në këtë rast terrorizmin, andaj mendoj se ne do të kemi mundësi në këtë rast të shfrytëzojmë momentin për të promovuar nevojën që Kosova sa më parë të jetë anëtare e kësaj strukture të sigurisë dhe gjithashtu Kosova të ketë mundësi që në procedura të përshpejtuara të kalojë gjitha këto sfida që i ka për anëtarësimin e saj në NATO. Pavarësisht që ky rast ishte rast që me të vërtetë shumë i rëndë, një rast që ka goditur gjithë paqen, kujtoj që do të ishte shumë i nevojshëm ta shfrytëzojmë apo ta trajtojmë si mundësi serioze për të promovuar vlerat që ka NATO në çështjet e ruajtjes së sigurisë sidomos nga sulmet terroriste”, shton Elezi.

Ndryshe, pas sulmit të 24 shtatorit, sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se Aleanca Veri-Atlantike ka miratuar forcat shtesë paqeruajtëse në Kosovë pas trazirave në veri të Kosovës.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të de-përshkallëzojnë situatën”, ka deklaruar Stoltenberg.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e mundësuar nga BE-ja, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”.

“Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon”, potencoi tutje Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës

March 10, 2026

Mot i ndryshueshëm në Kosovë gjatë ditëve në vijim

March 8, 2026

Mot me diell sot, temperaturat deri në 18°C

March 7, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

By adminMarch 10, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka festuar sot 13-vjetorin e themelimit të tij…

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026

Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor

March 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.