Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026

Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë

October 25, 2026

Për mahi e për njëmend

October 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite
  • Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë
  • Për mahi e për njëmend
  • Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu
  • Atje, o mik, është Shqipëria ime…
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Nuhiu: Ekipi ka forcën për të reaguar dhe dëshmuar vlerat që ka
Sport

Nuhiu: Ekipi ka forcën për të reaguar dhe dëshmuar vlerat që ka

adminBy adminFebruary 15, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kryetrajneri i SC Gjilanit. Ardian Nuhiu ka bërë thirrje për reflektim nga konferenca për shtyp e mbajtur para duelit kampional ndaj FC Ballkanit, takim ky i cili zhvillohet të dielën në Gjilan.

Nuhiu ka vlerësuar kundërshtarin, por ka theksuar se ka besim te plotë në grupin që ai drejton për këtë takim dhe pjesën tjetër të kampionatit.

“Na pret një ndeshje e fortë përballë Ballkanit, duke parë edhe dy përballjet e kaluara në të cilat kishte raste dhe gola të shumtë. Përballë kemi një skuadër që brenda vetës ka shumë cilësi dhe luan me disa sisteme të ndryshme. Bashkë me stafin tim gjatë javës jemi munduar që këto mesazhe ti përcjellim te skuadra, por normalisht që do të përqendrohemi edhe te loja jonë, e cila po përmisohet nga dita në ditë. Shoh skuadrën në ngritje e sipër, sidomos pas ardhje të fundit brenda skuadrës. Kam besim të plotë te grupi që do të bëjmë një ndeshje të madhe duke dhënë gjithë maksimumin dhe gjithë energjinë për të marrë rezultatin të cilin e duam, pavarësisht që dijmë cilësitë e kundërshtarit”, tha ai.

Nuhiu ka folur gjithashtu edhe për eleminimin nga Kupa ndaj skuadrës së Vëllaznimit.

“Kemi nisur kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme duke fituar në një terren të vështirë siç është ai në Podujevë ndaj Llapit. Humbja në mesjavë ndaj Vëllaznimit për kupë e dëshmon që në futboll nuk fiton gjithmonë më i miri. Pavarësisht dominimit dhe rasteve të cilat i kemi krijuar, nuk mjaftoi, pasi që kundërshtari na dënoi me vetëm dy dalje në portën tonë. Uroj që të kemi marr mësim nga kjo ndeshje, uroj që kjo mërzi që na ka marrë nga kjo ndeshje të na kthehet në forcë për ndeshjet e radhës, pasi që kampionati është i gjatë dhe ne do të luftojmë deri në fund”, tha ai.

Nuhiu tha se edhe ardhjet e reja po shkojnë duke u ambientuar me pjesën tjetër të skuadrës, derisa beson që së bashku me gjithë grupin do të kenë fokusin dhe përqendrimin maksimal.

“Taipi ka qenë më parë këtu dhe e njeh ambientin. Aganspahic e shoh duke u përshtatur dhe duke u ambientuar me grupin çdo ditë e më shumë, po ashtu edhe Alisson, megjithëse iu duhet kohë normalisht dhe minuta për të na ndihmuar akoma më shumë” thotë kryetrajneri i skuadrës kuq e bardh.

Sipas tij, grupi ka dëshmuar që ka ditur të reagoj dhe të fitoj pavarësisht situatave. “Këtë gjë dua ta besoj edhe për duelin e nesërm dhe të fillojmë një vazhdimësi të rezultateve për pjesën e mbetur të kampionatit. Përqendrimin dhe fokusin tani do ta kemi vetëm në kampionat. Do të punojmë fuqishëm për të realizuar objektivat që kemi”.

Duke folur për objektivin final, Nuhiu ka potencuar se ky grup i futbollistëve ka fuqinë për ta arritur një gjë të tillë.

“Besoj shumë te grupi dhe skuadra. Po i marrim ndeshjet një e nga një dhe t’i çasemi ndeshjeve me seriozitet e kemi dëshmuar edhe në pjesën e parë të kampionatit që dijmë të fitojmë skuadra të cilat janë të ndërtuara në vite. Jemi të bindur që me këtë grup të futbollistëve do të kemi vazhdimësi të rezultateve pozitive”.

“Mungesa për duelin e nesërm do të jenë Robert Rrahmani dhe mbrojtësi i ardhur së fundmi Endri Reçi, të cilët po vazhdojnë me procesin e rikuperimit, ndërkohë Besir Ramadani do të mungojë për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë. Unë kërkoj nga futbollistët të cilët do të jenë në dispozicion të japin maksimumin dhe të bëjnë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje”, ka thënë kryetrajneri i SC Gjilanit, Ardian Nuhiu.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit zhvillohet të dielen me fillim nga ora 13:00 në Gjilan. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Serbi hesht serbët për Xherdan Shaqirin! Media në Beograd i jep jehonë

September 29, 2026

Besim Uruçi triumfon në Turneun e Shahut në Kamenica Summer Fest – ja kush u renditën në katër vendet e para

August 5, 2026

Kampionët e Beach Volley triumfojnë në Kamenicë – turneu që rrëmbeu vëmendjen e publikut

August 5, 2026
Mos humbni
Kronikë

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

By adminOctober 25, 2026

Gjatë periudhës së raportimit, janë regjistruar 2 aksidente trafiku me fatalitet, 19 aksidente me…

Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë

October 25, 2026

Për mahi e për njëmend

October 25, 2026

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026

Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë

October 25, 2026

Për mahi e për njëmend

October 25, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.