Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij

November 21, 2026

Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!

November 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
  • Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
  • Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
  • Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
  • Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
  • Shënohet java botërore të diabetit në Viti
  • Shtatë raste të dhunës në familje raportohen në Kosovë brenda 24 orëve
  • Komuna e Gjilanit nis shpërndarjen e 455 pakove “Baby Box” për të porsalindurit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Nëntë ushqime që kanë veti medicinale
Shendetesi

Nëntë ushqime që kanë veti medicinale

adminBy adminSeptember 18, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ushqimi është ilaçi numër një i natyrës. Perime, fruta, karbohidrate dhe proteina të caktuara ofrojnë përfitime të veçanta shëndetësore, pa dhënë disa nga efektet anësore të pakëndshme që japin ilaçet që marrim nga mjeku.

Vetëm duke aplikuar disa ndryshime të thjeshta, si duke shtuar fara shege në bollgurin tuaj të mëngjesit ose duke shtuar pak hudhër në salcën tuaj të makaronave, ju mund të rrisni menjëherë sistemin tuaj imunitar dhe rritni kapacitetin e trupit për t’u shëruar.Ushqime të veçantë mund t’ju kursejnë edhe udhëtimet te mjeku.

  1. Lakra e kuqe Sa të thjeshta janë sallatat?

Herën tjetër që do të kërkoni një pjatë të lehtë, të freskët dhe që shkon me çdo gjë, sigurohuni që t’i shtoni lakër të kuqe bashkë me sallatën e gjelbër. Kjo, sepse lakra e kuqe është plot me antioksidantë dhe ka veti anti-inflamatore.

Ngjyra e tyre e purpurt e thellë lidhet me përqendrimin e lartë të polifenoleve anthocianin, të cilat janë komponime të bimëve që nxisin shëndetin e zemrës, funksionin njohës dhe shëndetin e trurit, ndërsa ndihmojnë edhe në lidhje me kolesterolin.

  1. Rrushi i kuq

Mund të keni dëgjuar se vera e kuqe dhe rrushi i kuq përmbajnë resveratrol, i cili është cilësuar si një element që bën çudira kundër plakjes. Por ka edhe më tepër. Është vërejtur se resveratroli ndikon për të pasur zemër të shëndetshme dhe ndihmon në reduktimin e stresit oksidativ, në inflamacionin e enëve të gjakut dhe në parandalimin e agregimit të trombociteve.

  1. Kungulli

Jo vetëm që është i përkryer për t’u konsumuar, por disa lloje të tij mbajnë larg gripin dhe të ftohtin. Kungulli dimëror përmban vitaminë A, e cila është e nevojshme për funksionimin e duhur të shikimit, prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, si dhe për të forcuar sistemin imunitar. Mangësitë në vitaminën A janë të lidhura me imunitet të dobësuar të trupit dhe më shumë sëmundje infektive. Mënyra më e mirë për të shijuar kungullin e dimrit është ta gatuani me yndyrna të shëndetshme, të tilla si vaji i kokosit ose vaji i ullirit.

  1. Lakër Brukseli

Vuani nga dhimbje që lidhen me një dëmtim që mund të keni pësuar kohëve të fundit? Konsumoni lakër Brukseli, për të marrë vitaminë K. Vitamina K është një yndyrë thelbësore vitaminë e zgjidhshme, e nevojshme për të marrë veten në rastin e ndonjë lëndimi, për shëndetin e kockave dhe për parandalimin e kalcifikimit në arterie. Lakra e Brukselit është e shijshme kur piqet në furrë, kur e ziejmë ose kur mund ta shtojmë në sallatë.

  1. Farat e shegës

Jo vetëm që janë të shijshme dhe të bukura, por farat e shegës janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i antioksidantëve. Farat e shegës përmbajë 2-3 herë më tepër antioksidantë se çaji i gjelbër dhe vera e kuqe, që do të thotë se ndihmojnë për të mbajtur qelizat e pastra.

  1. Qepët pranverore

Ju gërvisht fyti apo i keni hundët e zëna? Shtoni pak qepë në supë, në sallatë, në çajin e xhenxhefilit ose në petullat me patate. Qepët ndihmojnë trupin të largojë toksinat. Ato janë antivirale dhe antibakteriale.

  1. Hudhra

Hudhra është një tjetër bimë, që ka veti antivirale dhe antibakteriale. Në mjekësinë kineze ajo është përdorur për të larguar toksina dhe për të vrarë parazitë, si dhe për të reduktuar ënjtje në trup. Ka veç të tjerave veti antibakteriale, antifungale, antioksidante dhe antivirale.

  1. Kastravecët

Në mjekësinë kineze, kastravecët janë të njohur për aftësi të jashtëzakonshme shëruese. Ata largojnë toksina, pastrojnë gjakun, forcojnë zemrën, bëjnë mirë për zorrët dhe mushkëritë etj. Ata janë të mirë për t’u ngrënë në qoftë se keni ënjtje në duar apo në këmbët, ose në qoftë se keni infeksion të fshikëzës.

  1. Farat e lulediellit

Ashtu si farat e shegës, farat e lulediellit kanë veti të shumta dhe mund të shtohen në ushqimin tuaj, në bollgur, në sallata apo në biskota etj. Ato kanë shumë kalcium dhe magnez dhe shpesh janë përshkruar në mjekësinë kineze se kanë aftësinë për të hequr qafe skuqjen.

Farat e lulediellit ndihmojnë në presionin e ulët të gjakut dhe mund të lehtësojnë dhimbjet e kokës dhe nëse keni marrje mendsh. Në mjekësinë lindore rekomandohet të hahen fara luledielli, nëse një person është i shqetësuar nga simptoma të caktuara të zorrëve, si dizenteria ose parazitët e zorrëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shënohet java botërore të diabetit në Viti

November 17, 2026

9 mënyra për të ulur tensionin e gjakut brenda një muaji

November 16, 2026

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan ka avancuar shërbimet urologjike, për herë të parë realizohet Cystolithotripsia

November 3, 2026
Mos humbni
Kulturë

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

By adminNovember 21, 2026

Më 22 nëntor, në Teatrin e Qyteti të Gjilanit, duke filluar nga ora 12:00,…

Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij

November 21, 2026

Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!

November 20, 2026

Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë

November 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij

November 21, 2026

Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!

November 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.