Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Esat Morinës, një njeri i urtë, i qetë, i përkushtuar dhe me integritet të lartë profesional.
Pata nderin të bashkëpunoj me Esatin gjatë kohës sa kam shërbyer si Nënkryetar i Komunës. Ai ishte jo vetëm një zyrtar i përgjegjshëm financiar i administratës, por, edhe një bashkëpunëtor i sinqertë, ku ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmojë dhe të japë maksimumin për institucionin dhe qytetarët.
Qetësia e tij, korrektësia në punë dhe respekti për të gjithë ishin shembull që nuk harrohet kurrë. Humbja e tij është e rëndë për familjen, për kolegët, por edhe për gjithë komunitetin që ai e ka shërbyer me përkushtim.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Morina dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin Esatin.
Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për ty, Esat. Do të kujtohesh përherë me nder dhe krenari! /GJILANI INFO/


