Fehmi Ajvazi
Eruditi – endësi i mendjes së përbotëshme, homeri modernë, mbreti i shkrimit, ylli polarë i letërsisë moderne shqipe iku andej ku duhet një ditë të kalojmë të gjithë. Vdekja e tij fizike, është pjesë e kohës së mjaftushme të yn’ Zot, por universi i mendjes së tij të endur do na mungoj sigrisht nga “koha e tij e pamjaftueshme!”
Do na duhet të presim shumë për një gjeni tjetër që vjen e ulet në fronin e tij dhe, të flasë pastaj me tokën e qiellin, ta zbërthej vdekjen e yjeve, kumtin që vjen nga ferri, ta kuptojë ëndrren e heronjëve, frymën e engjujve, gjuhën e perëndive etj. Të merret vesh me gjuhën e të gjithëve: mbi dhe, e nën dhe…
Nuk ka zëvendësim, ka reinkarnim ! Prandaj, ai na mësoi s’i të jetojmë dendi dhe, të mos u përulemi apostujve dhe gjeneralëve në kthinat e pallateve të mallkuara, por t’iu nënshtrohemi vetëm dritës së yjeve. Sa të ketë dritë, ai do na sheh nga lart. Pikat e shiut dhe fletët e luleve, si hije parajse le ta mbulojnë tokën dhe, sokakun e të marrëve !
Nuk ishte vetëm gjeni, ishte ‘nefilimi” i dritës mbi gjuhën që kishin menduar se kishte vdekur dhe dergjej në varr…
Dritë pastë shpirti yt homerian ! /GJILANI INFO/