Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku
  • Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit
  • Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë
  • Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti
  • Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica
  • Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim
  • Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit
  • Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Në “Talia Diskutimi 2025” u fol për dramaturgjinë shqiptare dhe teatrin kosovar në raport me atë ndërkombëtar
Kulturë

Në “Talia Diskutimi 2025” u fol për dramaturgjinë shqiptare dhe teatrin kosovar në raport me atë ndërkombëtar

adminBy adminJanuary 26, 2025Updated:January 26, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në Sallën e Vogël të Teatrit të Gjilanit, në kuadër të Festivalit të Dramës Kombëtare „Talia e Flakës 2025“ është mbajtur “Talia Diskutimi 2025”, në të cilën me temën “Dramaturgjia shqiptare dhe teatri kosovar në raport me atë ndërkombëtar” ka folur Alban Beqiraj, temë e cila ka ngjallë interesim te audienca, të cilët më pas edhe vetë janë kyçur në një bashkëbisedim për teatrin dikur, sot dhe kahet e tij në të nesërmen.

Alban Beqiraj, që ka studiuar për regji teatri dhe shkenca intermediale në Kosovë dhe Austri nga viti 2018, bashkëthemelues i organizatës “Stralli” dhe festivalit të artit “Nën braza të kohës” në Kosovë. Ai është regjisor dhe bashkëpunëtor në projekte e shfaqje të ndryshme teatrore, në Prishtinë dhe Vjenë.

Në “Talia Diskutimi 2025”, ai ka trajtuar temën “Dramaturgjia shqiptare dhe teatri kosovar në raport me atë ndërkombëtar” dhe me shembuj të ndryshëm nga dramaturgjia botërore, kosovare dhe ajo e Shqipërisë ai kryesisht është fokusuar tek transformimet dramatike, duke folur edhe për rëndësinë e këtyre transformimeve në krijimtarinë skenike të hapësirave shqiptare, por edhe në strategjitë dhe perspektivat e të shkruarit skenik, gjegjësisht të prodhimit skenik.

Duke përdorur shembuj nga dramaturgjia botërore, ai ka thënë se ngjarjet në Kosovë kanë ndikuar te autorë të huaj për të bërë shfaqje, duke marrë si shembull debatin që në Gjermani që kishin nxitur sulmet ajrore të NATO-s në Kosovë, gjë e cila kishte ngjallë dilema në Gjermani, për dhe kundër dhe që kjo i kishte shërbyer autorit gjerman Christoph Schlingensief për të realizuar shfaqjen – performancë “Deutschlandsuche” (1999), “Kampe pa kufij” (1999), që ishin drama me temë nga lufta në Kosovë. Beqiraj më pas ka përmendur edhe autorët Robert Wilson – “Einstein on the beach”, por edhe autorët kosovarë si Bekim Lumi – “Çifti martesor” të Eugène Ionesco me një përvojë të lartë estetike. Shembuj si Michael Thailheim “Emilia Galotti” të Lesingut kanë bërë që Beqiraj të ngre paralele në mes të resë dhe të vjetrës në teatër, duke thënë se edhe në Kosovë Jeton Beqiraj kishte bërë një shfaqje mbi atë se si neve na shohin të huajt, kurse tek transferimet dramatike ka përmendur edhe shfaqjen e Erson Zymberit “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun” me motive të shkrimtarit Beqir Musliu, shfaqje e cila flet për historinë tonë e në të cilën nga katër tekste është krijuar një tekst në vete.

Alban Beqiraj, ka marrë edhe shembuj të tjerë nga dramaturgjia botërore me situata të përditshme, duke shtuar se transferime të tilla janë bërë edhe në Teatrin e Kosovës, duke thënë se avantazh i transferimeve është reduktimi i skenave. Beqiraj ka folur edhe për monodramën si refleksion dhe si shembull ka marrë shfaqjen “Fausti prej Tirane”.

Gjithsesi se Beqiraj është ndalë edhe te tendencat e reja dramatike, kurse në debatin që është hapur më pas janë kyçur bashkëbisedues si Adriana Tolka e Rajmonda Bulku, aktore nga Tirana, drejtori i Teatrit Eksperimental nga Tirana, kritiku Avni Rudaku e aktori Avni Shkodra, ku në këtë debat është vënë në pah se mungon çelësi i tërheqjes së publikut, pastaj mungon intriga që e tërheq shikuesin dhe se tregimi është esenca e teatrit dhe u ra në ujdi se ne nuk qëndrojmë aq mirë me dramaturgjinë kombëtare dhe se teatri duhet të jetë i kuptueshëm nga të gjithë e jo vetëm nga një shtresë e spektatorëve. /GJILANI INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

May 13, 2026

Ti smundesh dot

May 12, 2026

Dashuria si univers i metaforës erotike

May 12, 2026
Mos humbni
Kronikë

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

By adminMay 23, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku janë…

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026

Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti

May 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.