Kreu i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Shefin e Kabinetit Vaxhid Rexhepaj, në natën e ndërrimit të viteve kanë vizituar: Zjarrëfikësit, QKMF-në, AMF-në në Roganë dhe punëtorët e KEDS në Kamenicë.
Për dallim nga të tjerët që kanë festuar në ambientet familjare, ata kanë qenë në krye të detyrës.
Me këtë rast, Kryetari Rahimaj atyre iu ka shprehur urime për vitin e ri, si dhe i ka falenderuar për kontributin gjatë vitit 2024./GJILANI INFO/