Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

September 21, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
  • Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
  • Më dhuro një lule…
  • Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
  • Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
  • Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
  • Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
  • Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Në mungesë kuorumi dështon vazhdimi i seancës së tetë të Kuvendit Komunal të Gjilanit
Lajme Lokale

Në mungesë kuorumi dështon vazhdimi i seancës së tetë të Kuvendit Komunal të Gjilanit

adminBy adminSeptember 15, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Gjilan, 15 shtator 2022 / Ka dështuar sërish vazhdimi i seancës së tetë të Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi opozita (LDK, AAK, VATRA, LS) e kanë braktisur atë.
Në mungesë kuorumi, kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku e ka ndërprerë seancën dhe ka thënë se pikat e mbetura të rendit të ditës do të barten në mbledhjen e rregullt të asamblesë, e cila mbahet në fund të këtij muaji.
Edhe seanca e sotme, sikurse fillimi i saj, në qershor, përkatësisht vazhdimi në korrik, përpara se Kuvendi të shkonte në pushim, u karakterizua me tensione ndërmjet pozitës dhe opozitës, gjë që çoi te ndërprerja e saj.
Opozita ka insistuar që kryetari i Komunës, Alban Hyseni duhet të kërkojë falje për lëshimin e seancës, të cilën ai e kishte bërë pas ndërhyrjeve dhe ndërprerjeve të shpeshta nga opozita, gjatë fjalimit të tij në Kuvend.
Sot, Kuvendi do të duhej të vazhdonte me raportin e kryetarit të Komunës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, raportin e punës për vitin 2021 të Komisionit Komunal të Aksionarëve në kompanitë publike lokale “Higjiena”, “Stacioni i Autobusëve” dhe “Tregu”, vendimin për emërimin e anëtarëve të Komisionit komunal të aksionarëve në NPL “Stacioni i Autobusëve”, “Tregu” dhe KRM “Ecohigjiena” në Gjilan si dhe propozim-vendimin për shpalljen e interesit publik për pjesën e parcelës nr.309-0 ZK Stublinë, për hapjen e varrezës për groposjen e kafshëve të ngordhura.
Përndryshe, në fillim të seancës, Kuvendi mbajti një minutë heshtje në nderim të mjekut Visar Huruglica dhe afaristit Basri Kqiku, të cilët vdiqën dy ditët e fundit./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria

September 16, 2026

Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve

September 16, 2026
Mos humbni
Kronikë

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

By adminSeptember 21, 2026

Për shkelje të ligjit dhe rregullave në trafik rrugor janë ndëshkuar me gjoba 1 mijë…

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

September 21, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.