Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi

March 13, 2026

Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

March 13, 2026

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi
  • Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit
  • Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
  • Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës
  • Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan
  • Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor
  • Drejtoresha Kadriu, premton mbështetje për qendrën e qëndrimit ditor për të moshuar
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza kundër pesë personave
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Në Kamenicë mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
Lajme Lokale

Në Kamenicë mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

adminBy adminDecember 12, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, zëvendës Avokati i Popullit, Bastri Kastrati, Komandanti i Policisë në Kamenicë, Florim Klaiqi, OJQ dhe të tjerë.
Në rend dite për diskutim ishin këto pika:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Informatë për Sigurinë në Komunën e Kamenicës;
3.Ndalimi i përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike;
4.Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut;
5.Promovimi i vlerave multietnike në vendbanimet ku jetojnë komunitetet e përziera, dhe
6. Të ndryshme.
Mbledhjen e hapi Kryetari Kadri Rahimaj ku pas miratimit të procesverbalit nga mbedhja e kaluar, fjala iu dha Komandantit të Policisë, Florim Klaiqi i cili tha se situata e sigurisë në Kamenicë është e qetë dhe se janë duke u trajtuar disa raste të kundërvajtjeve.
Lidhur me ndalimin e mjeteve piroteknike, i pari i komunës ka thënë se përveç vendimit të ndërmarr nga Zyra e Kryetarit duhet të ketë masa edhe më të rrepta.
“Është shqetësim shitja e këtyre mjeteve tek fëmijët. Unë kërkoj nga Drejtori i Shërbimeve Publike që në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal, të vizitojnë vendet ku bëhet shitja e mjeteve piroteknike, dhe të shohin se a po respektohen rregullat për shitjen e tyre”, ka thënë Rahimaj.
Gjatë këtij takimi është bërë shfaqja e një videoje të përgatitur nga Koordinatorja Komunale për Të Drejtat e Njeriut në Komunën e Kamenicës, Nazmije Demolli-Kastrat ku si qëllim kishte promovimin e Të drejtave të Njeriut.
Lidhur me këtë temë zëvendës Avokati i Popullit, Bastri Kastrati ka thënë se gjendja e Të Drejtave të Njeriut në Republikën e Kosovës vazhdon të jetë pamjaftueshëm në përputhje me të drejtat dhe liritë themelore të përcaktuara në Kushtetutë dhe instrumente ndërkombëtare.
“Bazuar në të gjeturat që Avokati i Popullit ka konstatuar këtë vit nga hetimi i rasteve që janë iniciuar sipas ankesave dhe sipas detyrës zyrtare është konstatuar se edhe përkundër progresit të arritur në respektimin e të drejtave të njeriut, mos-diskriminimit dhe barazisë, gjendja vazhdon të jetë shqetësuese veçanërisht sa i përket: dhunës në familje, dhunës në baza gjinore, vrasjes së grave dhe rasteve të dhunimeve seksuale të vajzave të mitura; pozitës së gruas në shoqëri që vazhdon të jetë diskriminuese në raport me burrat; pabarazisë që është e shprehur në nivel tepër të ulët të pjesëmarrjes së grave në ndarjen e pasurisë dhe në trashëgimi, pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës, në jetën politike dhe vendimmarrje dhe në sektor tjerë të jetës publike e private; pozitës së rëndë të personave me aftësi të kufizuar për shkak të pamundësisë së autoritetit publik për t’ju garantuar qasje fizike, qasje në arsim, në aftësim dhe riaftësim, punësim, shërbime sociale që garantojnë mirëqenie dhe jetë të dinjitetshme, mungesa e një ligji gjithëpërfshirës dhe aspekteve tjera”, ka thënë ai.
Kryetari Kadri Rahimaj ka thënë se lidhur me Të drejtat e Njeriut është duke u bërë pak për mbrojtjen e tyre.
“Jemi duke bërë pak në vetëdijësimin e komunitetit për Të drejtat e Njeriut. Institucionet janë duke punuar në përgatitjen e legjislativit por komuniteti ka nevojë për më shumë ndërgjegjësim në mënyrë që rastet e dhunës në familje, rastet e vdekjeve, rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut të minimizohen. Kjo është kauzë e jona e përbashkët”, ka thënë ai.
Edhe Koordinatorja Nazmije Demolli-Kastrati foli për rëndësinë e mbrojtjes së Të Drejtave të Njeriut, ku theksoi së Zyra të cilën e përfaqëson ajo ka një bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha institucionet sa i përket rasteve të lajmërimit të shkeljes së Të Drejtave të Njeriut.
“Zyra jonë është e përkushtuar në promovimin e Të Drejtave të Njeriut, sensibilizimin për dukuritë negative. Vazhdimisht mbajmë trajnime për këto tema, dhe grupet më të atakuara janë komuniteti rom si dhe personat me aftësi të kufizuara”, është shprehur ajo.
Sa i përket kësaj teme edhe përfaqësuesit i Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë, Bujrar Fera ka paraqitur në aspektin fetar Të drejtat e Njeriut, duke kërkuar mbrojtjen e tyre.
Ndërsa lidhur me promovimin e vlerave multietnike në vendbanimet ku jetojnë komunitetet e përziera, Kryetari Rahimaj theksoi se Kamenica është shembull i tolerancës etnike, fetare.
“Komuna jonë është shembull i bashkjetesës së mirë mes komuniteteve. Kjo është meritë edhe e ish-udhëheqësve të Administratës Komunale por më së shumti e qytetarëve. Në komunën tonë shembull për këtë është vendi Berivojcë ku kemi një bashkjetesë të mirë mes komuniteteve me asnjë problem të raportuar. Po ashtu vlen të theksohet edhe Tregu i Gjelbër ku është vendi që shesin produkte qytetarët nga të gjitha komunitetet. Ndërsa në aspektin politik, ne kemi emëruar Nënkryetaren për Komunitete, ku qytetarët nga komunitetet mund t’i paraqesin shkeljet nës e ekanë më të lehtë. Dhe, unë këtë vlerë e paraqes çdoherë tek ndërkombëtarët. Mirëpo sfida jonë është zhvillimi dhe ne bashkë duhet ta tejkalojmë këtë sfide duke iu mundësuar, punësim të drejtë, përkrahje në projekte e gjëra të tjera”, ka thënë ai./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi

March 13, 2026

Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

March 13, 2026

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi

By adminMarch 13, 2026

Inspektorët e Shërbimeve Publike nga Drejtoria e Inspekcionit, kërkojnë nga pronarët e subjekteve afariste dhe…

Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

March 13, 2026

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi

March 13, 2026

Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

March 13, 2026

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.