Me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në mbështetje të mërgatës si dhe në mbështetje logjistike të SH.H.B.K “Nëna Terezë”-Viti, Kryqi i Kuq i Kosovës-Viti dhe Qendra për Punë Sociale, sot në Viti është zhvilluar aksioni i madh humanitar ku janë ndihmuar mbi 200 familje të kësaj komune me pako ushqimore dhe miell.
Këto ndihma i kanë pranuar shumë qytetarë në nevojë pa dallime. Në këtë aksion humanitarë që po zhvillohet tash e disa vite me radhë në Viti, janë ndihmuar edhe pjesëtarë të komuniteteve pakicë që jetojnë në këtë komunë./GJILANI INFO/


