Nga një aksident që ka ndodhur dje pasdite tek penda e liqenit të Livoqit të Gjilanit mes dy veturave janë lënduar drejtuesit e dy veturave si dhe dy pasagjerë të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente Spitalore në Gjilan.
Për shkak të lëndimeve të rënda drejtuesi i njërës veturë dhe pasagjerja janë dërguar në QKUK, ku si pasojë e plagëve të marra pasagjerja ka ndërruar jetë, bëri me dije sot Policia.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./GJILANI INFO/


