Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Ndërrimet, triumf i ri
Kulturë

Ndërrimet, triumf i ri

adminBy adminAugust 5, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Ali Podrimja (shkrim i publikuar më 2001 në Javoren Politike Shqiptare “Zëri”)

1.

Mario Vargas Losa thotë se me përcaktimin për ndërrime fillon dhe qytetërimi i vërtetë. Ndërkaq, Adem Demaçi apelonte në ruajtjen e paqes, që ishte dhe pajtim kombëtar. Hasmëritë na sollën shpesh buzë varrit. Motoja e tij: jo atyre që rudhin gishtin, por atyre që zgjasin dorën e pajtimit ishte dhe sinjal ndaj të keqes që kanosej. Ndërrimet vështirë të ndodhnin pa ndërrimin e mentalitetit: bën shqiptaria pa mua? Apo: bën të jem vrima e fundit e kavallit? Ato që ndodhin në hapësirën tonë më shumë janë të dhembshme, tragjike.

2.

Para teje vështirë ngritet mjegulla. Pakëz gjë sheh atje se çfarë ka ndodhur. Prapë merr të lexosh Tunelin e Sabatos. Dikush ta kujton se e keqja nuk mundet me të keqen. Por lirohu nëse mundesh nga mentaliteti. Kjo përshtypje lexohet apo dëgjohet për ndonjë kronikë tonën të zezë. Mu më tmerron ajo që e shoh e nuk është plagë. Vazhdoj të bindem se gjendem diku në tunel dhe varet nga unë kur do ta lë.

3.

Përpara ke një mostro të së keqes. E lexon: nuk bën të përsëritet. U lë mesazhin brezave. Autobiografia e krijuesit është dhe autobiografi e popullit. Këtë e heton vazhdimisht se nuk je më vetëm i vetvetes.

4.

Ngritet problemi edhe i të ardhmes. Nga frika e së kaluarës vështirë të parafytyrosh të ardhmen. Libri kombëtar vazhdon të shkruhet. Problemi tjetër: kur të kryhet ky libër, e mundim të keqen? E ardhmja do të jetë ajo e ëndërruara?

5.

Vrasja e Xhemës na kujton se e zeza mund të gjejë edhe ty, apo thirrjet: koka, vota. E sheh se gjendesh në tunel. Fije drite nuk di a sheh. Ndërrimet për të cilat flet edhe Mario Vargas Losa vështirë të pranohen shkaku i sedrës. Njeriu ynë ndryshe predikon e ndryshe vepron. E sheh se edhe në atë që ke besuar, ta thotë një hipokrit. Të vjen të vjellësh e të pajtohesh se mentaliteti ynë është i tillë, vështirë të ndodhin ndërrimet. Ndoshta këtë do e kuptojmë se vrasjet janë një tjetër robërim: dyshimi.

6.

Misteri i vrasjes së Mehmet Shehut: i vetëvrarë apo i vrarë mbetet çështje e ndërgjegjes së shtetit ideologjik. Në librat e të birit, Bashkim Shehut, vështirë t’i bihet në gjurmë. Turpin ua la atyre që e bënë krimin. Dhe tragjedinë familjare e depersonalizoi: diktatura nuk rrënoi vetëm majat e veta. Ishte një farë asgjasimi i vetvetes, i cili na përsëritet shpesh se ne vetë kontribuojmë në të keqen. Pse të vritemi? Pastrimi ideologjik në veprat e Bashkim Shehut lexohet para së gjithash si dramë kombëtare, por dhe si derdhje e të keqes për ndërrim: por bën shqiptaria pa mua?

7.

Faik Konicën e çmuan më shumë të huajt. Shteti ideologjik e kishte përzënë të themi nga të gjitha trojet tona mbasi vështirë pranonte “enciklopedinë që ecën” (Gyom). Frikësohej se guximi i tij qytetar mos bëhej lektyrë e të menduarit tonë. Duke parë se ku rrëshqasim, pajtohem edhe me sjelljet e fjalorin e tij megjtihëse nuk e kishte derdhur tërë vrerin e tij. I kishte lënë shqiptarët të bëjnë gjumë të rahatshëm në një kohë kur lypsej një vetëdijesim më i madh. Si duket, ne mungojmë vazhdimisht kur nuk duhet.

8.

Fjalët e mëdha janë zbraztësi. Dëgjohen edhe në letërsi, edhe në politikë, edhe në fjalorin e përditshmërisë. Është mirë të distancohet se mbjellin shpesh fatkeqësi. Kur i dëgjoj ato më kujtohet një bekri: më mirë të më ruajë Zoti se robi. Bile Zoti e di kur duhet të ik.

9.

Si mund ta priste festën pa i marrë erë rakisë. Shpesh kishte shaluar dhe qen varresh. Kishte hedhur anash reçeta e këshilla mjekësh. Kishte zënë vend në mes miqve. Gotë pas gote. Dikur u kishte kërkuar falje për çdo të keqe nëse u kishte bërë. Në një vend më solemn të sallës ishte shtrirë dhe kishte dhënë shpirt. Miqtë ia kishin vënë te oka një shishe me raki dhe një gotë. Ishte ndarë nga të gjallët, i përbuzur nga injoranca, një qejfli i pashoq i boemisë shqiptare, që nuk kishte pranuar të jetojë gjysmë i vdekur e gjysmë i gjallë …

10.

Prapë fillon ta lexosh Tunelin i bindur se gjendesh diku aty. Dëgjon ndonjë klithmë dhe nuk i përgjegjesh. Nuk pranon ta ndërpresësh leximin, se nuk ke fuqi të ndërrosh asgjë. Por ndërrimet  janë të domosdoshme për një kolektiv se shpiejnë përpara. Andaj të pajtohemi me poetrokerin Peter Gabriel: Çfarëdo që bëni nuk mund e ndalni lindjen e ardhshme … /Telegrafi/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Ujvara

September 29, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit

September 9, 2026
Mos humbni
Opinione

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

By adminOctober 7, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Ka njerëz që njeh për një kohë të gjatë dhe, megjithatë,…

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.