Sot është parashikuar që të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me pritje të reshjeve lokale të shiut.
Reshjet më të intensfikuara parashihen të jenë gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, e të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, njofton MeteoKosova, transmeton GJILANI INFO
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-32 km/h
Ndërkaq, temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 11 deri në 13°C, kurse ato maksimale prej 11 deri në 17°C.