Sot parashikohet depërtimi i masave të ftohta ajrore që në orët e mëngjesit.
Fillimisht pritet të përfshihet veriu i vendit, e më pas ky depërtim do të shtrihet gradualisht drejt jugut.
Në këto kushte, moti do të karakterizohet me intervale me diell dhe vranësira.
Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë reshjeje të dobët dhe lokale.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-58 km/h.


