“Jemi afër për t’i arritur objektivat tona të parapara, për t’i furnizuar 150 familje nevojëtare, kurse falenderimi shkon per bëmirësit, pronarët e bizneseve e qytetarët vullnetmirë, te cilet vazhdimisht po shtojne donacionet e tyre. E krahas kesaj po rriten edhe përgjegjësitë tona , që çdo hallegjiu te i dilet në ndihmë” ka thene Rexhep Morina, sekretari i deges se Kryqit te Kuq ne Kamenice.
Ai ka njoftuar per donacionet e fundit me vlerë te ardhura nga mërgata e cila nuk kursen djersën dhe mundin për t’i ndihmuar familjet nevojëtare të kesaj komune.
Morina ka faleminderuar pafundesisht donatoret për besimin që po e shprehin ndaj Kryqit te Kuq të Kosovës dega në Kamenicë./GJILANI INFO/