Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Arrestohen 17 persona për një ditë në Kosovë

December 7, 2025

Për një ditë 56 aksidente rrugore në Kosovë

December 7, 2025

Policia ka arrestuar një person në Gjilan për dhunë në familje

December 7, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Arrestohen 17 persona për një ditë në Kosovë
  • Për një ditë 56 aksidente rrugore në Kosovë
  • Policia ka arrestuar një person në Gjilan për dhunë në familje
  • Arrestohen dy persona në Gjilan për posedim të narkotikëve dhe pengimin e ushtrimit të detyrës zyrtare
  • Moti sot i vranët dhe me reshje lokale shiu
  • Pabarazia e investimeve publike në Gjilan: Kur fshatrat harrohen dhe investitorët favorizohen
  • LDK-ja në Gjilan ka bërë publike listën finale të kandidaturave për deputetë
  • Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 66 aksidente trafiku, prej tyre 22 raste me lëndime
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Migjeni, model i jashtëzakonshëm i prozës moderne shqiptare
Kulturë

Migjeni, model i jashtëzakonshëm i prozës moderne shqiptare

adminBy adminOctober 13, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni, ishte poet dhe prozator i shquar shqiptar i viteve 1930.

Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.

Migjeni u lind më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje ortodokse. Mbiemri i Millosh Gjergj Nikollës vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani, një shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës (sot në Maqedoni), ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, Josif Jovan Begerin.

Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm.

Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni ?”, etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit.

Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë antiçifligare ishte i ndjeshëm në vitet kur shkroi. Një shtysë të posaçme mori përhapja e krijimtarisë së tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara.

Ai ka vdekur më 26 gusht 1938. Me interesimin e Republikës Popullore të Shqipërisë, eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe në vitin 1956. Po ashtu, Migjenit iu nda titulli “Mësues i Popullit” post-mortem në vitin 1957.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pensionohet aktorja Mejreme Berisha

December 4, 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale

November 25, 2025

Hapet ekspozita ‘Mistikja e një universi artistik’ e profesorit Avni Behluli”

November 25, 2025
Mos humbni
Kronikë

Arrestohen 17 persona për një ditë në Kosovë

By adminDecember 7, 2025

Nga statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit në Kosovë nga Policia e Kosovës,…

Për një ditë 56 aksidente rrugore në Kosovë

December 7, 2025

Policia ka arrestuar një person në Gjilan për dhunë në familje

December 7, 2025

Arrestohen dy persona në Gjilan për posedim të narkotikëve dhe pengimin e ushtrimit të detyrës zyrtare

December 7, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Arrestohen 17 persona për një ditë në Kosovë

December 7, 2025

Për një ditë 56 aksidente rrugore në Kosovë

December 7, 2025

Policia ka arrestuar një person në Gjilan për dhunë në familje

December 7, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.