Policia e vendit ka evidencuar 102 raste aksidentesh trafiku, brenda 24 orëve të fundit, gjithandej Kosovës, prej tyre 30 me të lënduar dhe 72 me dëme materiale.
Ndërkaq, thuhet se janë shqiptuar 1 mijë e 506 tiketa gjobitëse për kundërvajtësit në trafik rrugor, si dhe janë arrestuar 41 persona dhe 16 të tjerë janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/


