Bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Raiffeisen Bank Kosova dhe Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC), Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC), me qëllim të promovimit të produkteve të reja bankare të Raiffeisen Bank tek bizneset e rajonit të Gjilanit, Avokati Arsim Vranovci si President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC) dhe njëherazi President i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri (SMKA), bëri thirrje tek bizneset e rajonit të Gjilanit për organizimin e këtij takimi informativ si vazhdimësi e punës së Këshillit të Bizneseve në promovim të zhvillimit ekonomik lokal. Ky takim kishte një pjesëmarrje të kënaqshme të bizneseve nga rajoni i Gjilanit, ku sot në Hotel Astoria në Gjilan u prezantuan produktet dhe risitë që Raiffeisen Bank ofron për bizneset. Përfaqësuesit e Raiffeisen Bank Kosova, z. Agron Gashi, z. Megzon Nela, dhe z. Selim Qerimi prezantuan produktet e bankës që ata përfaqësojnë dhe kishte një diskutim pyetje përgjigje ndërmjet bizneseve dhe përfaqësuesve të bankës.
Përfaqësuesit e Raiffeisen Bank mbetën të kënaqur nga pjesëmarrja dhe interesimi i bizneseve të rajonit të Gjilanit dhe për më tepër ishin të impresionuar nga puna që Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC) po bën, pa asnjë shpërblim, organizim i shkëlqyer për hir të promovimit të biznesit në këtë rajon.
Ndërsa Presidenti i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC), pas ceremonisë për mediat shtoi se, “Kur u themelua Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC), pak kush besonte se do të funksionalizohej, duke i parë që iniciativat në përgjithësi në Kosovë bëhen dhe lihen gjysmake dhe nuk zhvillojnë aktivitete, kurse Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC) sa vie dhe po i shton anëtarët dhe aktivitetet e veta pa asnjë implikim finanicar, me resurset vetanake të bizneseve anëtare të Këshillit”.
Takimin e përmbylli Avokati Arsim Vranovci duke falënderuar bizneset dhe Raiffeisenin për prezantimin e produkteve të tyre dhe i bëri thirrje bizneseve të rajonit të Gjilanit që të vazhdojnë të jenë aktive dhe marrin pjesë në takime, me qëllim të avancimit të bizneseve të rajonit të Gjilanit./GJILANI INFO/


