Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

MASh dhe universitetet vendore diskutojnë statusin e ardhshëm të Erasmus+ në Kosovë

April 15, 2026

Pensionohet Dr. Jashar Ramadani

April 15, 2026

Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës

April 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • MASh dhe universitetet vendore diskutojnë statusin e ardhshëm të Erasmus+ në Kosovë
  • Pensionohet Dr. Jashar Ramadani
  • Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës
  • Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro
  • Aksident tragjik në Livoq të Gjilanit, humb jetën një person
  • Neglizhenca institucionale ndaj sakrificës historike të mësimdhënësve të Kosovës që punuan në kohën e sistemit paralel në vitet e 90-ta
  • Aksion i përbashkët për një ambient më të mirë në shkollën e Sllatinës së Epërme
  • U pensionua infermierja Magbule Islami, pas 38 vite punë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Mbahet në Kamenicë tryezë më temë – “Gratë në Shoqërinë Kosovare: Dje, Sot dhe Nesër”
Lajme Lokale

Mbahet në Kamenicë tryezë më temë – “Gratë në Shoqërinë Kosovare: Dje, Sot dhe Nesër”

adminBy adminMarch 7, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Në kuadër të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Komuna e Kamenicës, përmes Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut dhe Zyrtares për Barazi Gjinore pranë DAP-së, me mbështetjen e OSBE-së, organizoi tryezën e rrumbullakët “Gratë në Shoqërinë Kosovare: Dje, Sot dhe Nesër”.
Ngjarja mblodhi bashkë përfaqësues institucionalë, aktivistë të shoqërisë civile, profesionistë dhe gra lidere nga fusha të ndryshme, të cilët diskutuan mbi progresin, sfidat dhe perspektivat e barazisë gjinore në Kosovë.
Tryeza u hap nga Nazmije Demolli Kastrati, Koordinatore e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, e cila theksoi rëndësinë e trajtimit të çështjeve gjinore me një qasje gjithëpërfshirëse. Ajo foli për rrugëtimin e grve në tri periudha.
“Sot, ne reflektojmë mbi rrugëtimin e grave në shoqërinë tonë, duke ndalur në tre periudha kyçe:
E kaluara – sakrificat dhe kontributi i grave në shoqëri, përfshirë periudhën e luftës dhe ndërtimin e paqes.
E tashmja – arritjet dhe sfidat që gratë përballen në fusha si politika, drejtësia, ekonomia dhe arsimi.
E ardhmja – strategjitë dhe hapat e nevojshëm për të siguruar një shoqëri më të barabartë dhe më gjithëpërfshirëse për gratë”, ka thënë ajo.
Igli Totozani, Drejtor i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, në fjalën e tij vuri theksin tek mbështetja e OSBE-së për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.
“Barazia gjinore nuk është vetëm një e drejtë themelore, por një shtyllë e zhvillimit demokratik dhe social. Ne duhet të vazhdojmë të krijojmë hapësira ku zëri i grave dëgjohet dhe përfaqësimi i tyre është i garantuar. Vetëm një shoqëri që investon në fuqizimin e grave mund të ecë përpara drejt progresit të vërtetë”, u shpreh ai.
Diskutimi vijoi me një panel të përbërë nga gra të suksesshme dhe me ndikim në komunitet, të cilat ndanë përvojat dhe perspektivat e tyre mbi sfidat dhe përparimin e barazisë gjinore në Kosovë.
Valbonë Dervodeli, Kryetare e Gjykatës – Kamenicë foli për pjesëmarrjen e grave në drejtësi.
“Pjesëmarrja e grave në drejtësi është një domosdoshmëri. Drejtësia duhet të reflektojë diversitetin e shoqërisë dhe të sigurojë mbrojtje të barabartë për të gjithë”, ka thënë ajo.
Nexhmije Kallaba, ish-nënkryetare e Komunës së Kamenicës foli për gratë në politikë.
“Gratë në politikë përballen me sfida të shumta, por me përkushtim dhe mbështetje të ndërsjellë, ato mund të ndikojnë në vendimmarrje dhe në krijimin e politikave më të drejta”, theksoi ajo.
E Kadrije Mustafa, fermere e suksesshme e Komunës së Kamenicës tregoi më shumë për gratë në këtë fushë.
“Bujqësia mbetet një nga sektorët ku gratë kanë një rol jetik, por sfidat për qasje në financa dhe mbështetje institucionale janë ende të mëdha. Duhet të krijojmë më shumë mundësi për gratë në ekonomi”, tha ajo.
Diskutimet nxorën në pah nevojën për politika më të fuqishme për barazi gjinore, më shumë mbështetje për gratë në ekonomi dhe përfshirje të gjerë në vendimmarrje.
Në përmbyllje të tryezës, Koordinatorja e NJKDNJ-së falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe theksoi se barazia gjinore nuk është një çështje vetëm për 8 Marsin, por një përpjekje e vazhdueshme që kërkon angazhim të të gjithë shoqërisë./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

MASh dhe universitetet vendore diskutojnë statusin e ardhshëm të Erasmus+ në Kosovë

April 15, 2026

Aksion i përbashkët për një ambient më të mirë në shkollën e Sllatinës së Epërme

April 10, 2026

U pensionua infermierja Magbule Islami, pas 38 vite punë

April 10, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

MASh dhe universitetet vendore diskutojnë statusin e ardhshëm të Erasmus+ në Kosovë

By adminApril 15, 2026

Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës u organizua tryezë e përbashkët me të gjitha…

Pensionohet Dr. Jashar Ramadani

April 15, 2026

Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës

April 11, 2026

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro

April 11, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

MASh dhe universitetet vendore diskutojnë statusin e ardhshëm të Erasmus+ në Kosovë

April 15, 2026

Pensionohet Dr. Jashar Ramadani

April 15, 2026

Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës

April 11, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.