Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
  • Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës
  • Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan
  • Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor
  • Drejtoresha Kadriu, premton mbështetje për qendrën e qëndrimit ditor për të moshuar
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza kundër pesë personave
  • Kryetari Rahimaj : Në asfaltim 15 rrugë lokale, së shpejti nisin edhe 6 të tjera
  • Policia publikon statistikat ditore: 15 aksidente me të lënduar dhe mbi 2400 tiketa trafiku
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Mbahet diskutimi publik për Strategjinë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2023-2027
Lajme Lokale

Mbahet diskutimi publik për Strategjinë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2023-2027

adminBy adminJuly 25, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Grupi punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2023-2027 ka mbajtur diskutimin publik për këtë dokument.
Të pranishëm në këtë diskutim ishin drejtorë të drejtorive komunale, grupi punues për hartimin e këtij dokumenti, zyrtarë komunal, qytetarë, OJQ.
Drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, theksoi se një dokument i tillë i nevojitet mjaft shumë Kamenicës.
“Ky dokument është mjaft i rëndësishëm për komunën tonë. Për hartimin e këtij dokumenti kemi ndjekur disa hapa, ku fillimisht është formuar grupi punues me përbërje të zyrtarëve komunal, mirëpo për hartimin e Strategjisë na kanë ndihmuar edhe akterë të tjerë si konsulentë të jashtëm dhe OJQ. Në këtë dokument janë përfshirë të dhëna të rëndësishme për sektorë të ndryshëm të Kamenicës, si statistika por edhe janë bërë disa krahasime, të cilat mund t’iu ndihmojnë që t’i shihni periudhat e ndryshme të komunës”, është shprehur ajo.
Kryesuesi i grupit punues për hartimin e këtij dokumenti, Selami Zylfiu, ka prezantuar Strategjinë për Zhvillim Ekonomik ku tha se janë organizuar disa takime me grupin punues, Këshillat Lokale, Drejtorë të Drejtorive komunale, me AKK, me përfaqësues të GIZ, AZHR –Lindje, me konsulentë dhe ekspertë të jashtëm.
“Nga këto takime dhe punëtori të cilat janë zhvilluar kanë rezultuar sugjerime, rekomandime dhe informata mjaft të rëndësishme për ta kompletuar dhe finalizuar draftin fillestar. Më pastaj është përcaktuar misioni dhe vizioni i komunës si dhe janë përcaktuar objektivat, aktivitetet dhe qëllimet, poashtu është bërë një plan veprimi për të monitoruar dhe vlersuar strategjinë. Pra, qëllim parësor i kësaj strategjie është modelimi i kapacitetit ekonomik të Komunës së Kamenicës, për të përmirësuar të ardhmen e saj ekonomike dhe cilësinë e jetës për të gjithë. Rrjedhimisht, të identifikojë resurset që ka në dispozicion Komuna e Kamenicës, dhe shfrytëzimi i tyre për rritje ekonomike sa më të madhe”, ka thënë ai.
Të pranishmit kishin disa pyetje dhe sugjerime lidhur me luftimin e ekonomisë joformale dhe kreditë, për rekruetimin e kuadrove, për planifikimin, për problemet me të cilat ballafaqohet sektori i pronës, për rënien e numrit të nxënësve, objektet shkollore jashtë funksionit, regjistrimin e popullësisë dhe rënien, pyetje këto të cilat u evidentuan në procesverbal./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

By adminMarch 10, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka festuar sot 13-vjetorin e themelimit të tij…

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026

Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor

March 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.