Grupi për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028, ka mbajtur dëgjimin buxhetor me banorët e fshatit Kopernicë.
Të pranishmëve u janë prezantuar punët e bëra deri më tani dhe ato që janë në proces.
Më pas grupi ka dëgjuar kërkesat e banorëve për lokalitetet e tyre, e që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, vazhdimin e trotuarit deri tek rruga e fundit, ndriçim, qarkullimi i një linje të autobusit, rregullimi i kanalizimit, shenjëzim për këmbësor, vendosja e një tabele ose pajisja me kamera tek parku për mos-hudhje të mbeturinave, rrethoja tek fusha, emërtim të rrugëve, zëvendësim i shtyllave elektrike me të reja./GJILANI INFO/
