Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Sekuestrohet dy lloje armësh një bajonetë dhe 30 fishek në Begucë të Vitisë

November 28, 2025

Zhduket një qytetar nga fshati Livoç i Gjilanit

November 28, 2025

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti uron me rastin e Ditës së Flamurit

November 27, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Sekuestrohet dy lloje armësh një bajonetë dhe 30 fishek në Begucë të Vitisë
  • Zhduket një qytetar nga fshati Livoç i Gjilanit
  • Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti uron me rastin e Ditës së Flamurit
  • Aktakuzë ndaj T.P për krime lufte
  • Kamenica përfaqësohet në Konferencën Evropiane për Demokraci Deliberative në Strasburg
  • U mbajt mbledhja e 10-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Viti
  • Kryetari Hyseni: Energjia, përkushtimi dhe gatishmëria e ushtarëve për të mbrojtur vendin tonë janë të jashtëzakonshme
  • Hyseni: Gjilani, njësoj si kryeqyteti, po përballet me problemin e buxhetit të pa miratuar
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Zgjedhjet 2025»Lutfi Haziri: Takim i përzemërt me bizneset, është sektori që Gjilanit i ka dhënë brend
Zgjedhjet 2025

Lutfi Haziri: Takim i përzemërt me bizneset, është sektori që Gjilanit i ka dhënë brend

adminBy adminFebruary 5, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Lutfi Haziri: Takim i përzemërt me bizneset, të cilët krijojnë vende pune, prodhim, ndërtim e që ofrojnë shërbime për qytetarët, është sektori që Gjilanit i ka dhënë brend.

Shumica e këtyre prodhuesve, deri në 90 për qind të prodhimit të tyre arrijnë ta eksporojnë në Europë. Madje, një pjesë e tyre, në Gjilan prodhojnë dhe 100 për qind e eksportojnë jashtë vendit.

Jam i lumtur që e kam prezantuar programin “Rruga e Re për Gjilanin”. Në projektet kapitale, nga 5 miliardë investime në nivel të Republikës, tashmë 389 milionë janë mjete të programuara e të zotuara vetëm për Gjilanin, si qendra më e madhe e Anamoravës, si vijon:

Autostrada Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë

Stadiumi i Qytetit, projekt i ri që pranohet nga të dy klubet e qytetit

Unaza e re prej 34 kilometrash, e cila lidhet me autostradën dhe rrugët rajonale

Impianti për trajtimin e ujërave të zeza

Kolektorët e ujërave të zeza gjatësi prej 20.6 kilometra

Programi Flows për ujërat e bardha në vlerë prej 26 milionë euro

Dy parqe të reja me 17 hektarë tokë

Rizhvillimi i qendrës së qytetit në 6 hektarë në zonën e parë

Qendra e re universitare “Kadri Zeka” dhe kampusi për ta

Kazerma e re e FSK-së dhe qendra e re për ushtarët e oficerët

Përfundimi i shtratit të lumit “Mirusha” deri në qarkore në veri dhe afër Uglarit në jug

Faza e dytë e Tregut të Gjelbër, e cila do të integrohet me komuntetin

Qendra e re e zejtarëve duke përshirë përpunuesit e arit dhe argjendit

Rrugët rajonale 5 sosh të cilat lidhen me autostradën

Dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishme, pakoja fiskale 2.0 do të jetë me efekte më të mëdha. Deri në vitin 2019, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur t’i mobilizojë të gjitha këto projekte, dhe po shihet se vetëm LDK mund t’i realizojë.

LDK bizneset i sheh partnerë në zhvillim të qytetit, ku do të zbatohet modeli i partneritetit publik-privat dhe i koncesionit, për ta ndërtuar bashkë Gjilanin e Anamoravën.

Po ashtu, Gjilani e ruan partneritetin social edhe me sindikata, por në qendër është sektori privat.

Në këtë takim, ishte një mundësi e shkëlqyer për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ata, si dhe për të ndarë vizionin dhe programin e LDK-së për zhvillimin ekonomik të Gjilanit.

Programi i LDK-së për Gjilanin, i hartuar nga një grup prej 15 ekspertëve më të mirë “Gj15”, synon të krijojë një ambient më të favorshëm për bizneset përmes lehtësirave fiskale, eliminimit të barrierave burokratike dhe mbështetjes për sipërmarrësit lokalë.

Besojmë fuqishëm se sektori privat është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik dhe se Gjilani ka potencial të madh për të krijuar një klimë biznesi më konkurruese.

Bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, në krye me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje, do të vazhdojmë angazhimin tonë për një qeverisje që mbështet bizneset dhe fuqizon ekonominë vendore.

Bashkë për një Gjilan me më shumë zhvillim, mundësi dhe mirëqenie për të gjithë.

Ju falënderoj deri në përulje. Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Vetëvendosje kërkoi që zhegranët të bëhen një me 500 mijë, cep më cep Kosovës…

February 8, 2025

Vetëvendosje: Nesër është dita e Referendumit në Republikë

February 8, 2025

Vetëvendosje: Mikpritje e përzemërt në familjen e bashkatdhetarit Ilmi Bunjaku

February 8, 2025
Mos humbni
Kronikë

Sekuestrohet dy lloje armësh një bajonetë dhe 30 fishek në Begucë të Vitisë

By adminNovember 28, 2025

Policia ka raportuar sot për gjetje dhe sekuestrime të dy lloje armësh, sasi municioni…

Zhduket një qytetar nga fshati Livoç i Gjilanit

November 28, 2025

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti uron me rastin e Ditës së Flamurit

November 27, 2025

Aktakuzë ndaj T.P për krime lufte

November 27, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Sekuestrohet dy lloje armësh një bajonetë dhe 30 fishek në Begucë të Vitisë

November 28, 2025

Zhduket një qytetar nga fshati Livoç i Gjilanit

November 28, 2025

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti uron me rastin e Ditës së Flamurit

November 27, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.