Në rrugën “7 Shtatori” të Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore.
Policia bëri me dije se vozitësi nga pakujdesia ka goditur me veturën e tij çiklistin e moshës së mitur.
Çiklisti dhe pasagjeri i tij, i mituri, kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në Spitalin Regjional të Gjilanit, njofton policia
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Gjilani Info/