Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!

November 7, 2025

Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore

November 7, 2025

Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!

November 7, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!
  • Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
  • Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!
  • Prokuroria e Gjilanit ka ngritur 5 aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale
  • Asambleja e Përgjithshme e EU STEM Coalition në Bruksel – UKZ përfaqëson Kosovën në zhvillimin e politikave evropiane për STEM
  • Mbi 2 mijë e 290 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
  • Nxënësit e shkollës së mesme të lartë “Kongresi i Manastirit”nga Pozherani triumfojnë në garat rajonale të hendbollit
  • Kryetari Hyseni uron FC Drita për fitoren e parë historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Botërore»Ky qytet i bukur italian po i paguan njerëzit 30 mijë euro për të jetuar atje
Botërore

Ky qytet i bukur italian po i paguan njerëzit 30 mijë euro për të jetuar atje

adminBy adminNovember 19, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Qytetet në të gjithë Italinë janë duke garuar për të nisur skema të zgjuara që synojnë të joshin banorët e rinj për të ringjallur pasurinë e tyre.

Nga shtëpitë e rrënuara që shiten për pak më shumë se një euro, te shtëpitë e gatshme për banim me çmime të ulëta, ka pasur një furi konkurrence.

Qyteti piktoresk i Presicce në rajonin me diell të Pulias është i fundit që hyn në lojë me një ofertë joshëse. Zyrtarët thonë se do t’u paguajnë njerëzve deri në 30 mijë euro për të blerë një banesë të zbrazët dhe për të marrë një vendbanim, raporton cnn.

Edhe më mirë, shtëpitë në shitje si pjesë e marrëveshjes janë me çmim prej rreth 25 mijë eurove. Ashtu si pronat e tjera të lira në shitje në të gjithë Italinë, ato janë braktisur prej kohësh nga pronarët e tyre origjinal, transmeton Telegrafi.

Dhe si një bonus shtesë, vendndodhja është e pabesueshme, e rrethuar nga natyra e zonës Salento në thembër të çizmes së Italisë dhe afër plazheve dhe ujërave të pastra të Santa Maria di Leuca.

Së bashku, Presicce dhe Acquarica tani kanë rreth nëntë mijë banorë, por vetëm gjysma e popullsisë jeton në pjesën më të vjetër të komunitetit.

Bashkia ka nisur tashmë skema të tjera për të joshur më shumë banorë, duke përfshirë përfitimet tatimore për të ngritur aktivitete të reja biznesi dhe bonuse për fëmijë për familjet me fëmijë.

Për t’u kualifikuar për stimujt 30 mijë euro, blerësit duhet të marrin rezidencën në Presicce dhe të blejnë një nga pronat e ndërtuara përpara vitit 1991, të cilat janë hartuar nga autoritetet.

Çmimet e banesave nisin nga 500 euro për metër katror. Rreth 25,000 euro duhet të mjaftojnë për të siguruar një banesë prej 50 metrash katrorë që ka nevojë për disa riparime.

Presicce fitoi një reputacion si “qyteti i arit të gjelbër” i Pulias për ullishtat e harlisur që japin vaj ulliri ekstra premium, duke lulëzuar gjatë Rilindjes si një çiflig i begatë i njohur gjithashtu për verërat e shkëlqyera, djathërat dhe tregtinë e bagëtive.

Shumë ndërtesa historike kanë qasje private në dhomat nëntokësore ku ende qëndrojnë mullinj masivë. Udhëtimet me guidë nëpër qytetin nëntokësor janë një pikë kryesore turistike.

Në lagjen e lashtë, rrugë të gjera elegante përshkohen nga rrugica të ngushta gjarpëruese. Ndërtesa të dekoruara madhështore në ngjyrë ari me ballkone prej hekuri të farkëtuar dhe oborret e brendshme ndërthuren me banesa të thjeshta të bardha.

Vecchi curti (oborret e vjetra) janë banesa tipike të vendosura në dy lagje piktoreske të qendrës së vjetër të quajtur Corciuli dhe Padreterno me kopshte private, mullinj nëntokësorë, pemë agrume dhe bimë ekzotike. /Telegrafi/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Ushtria ukrainase: Rusët dje humbën 470 ushtarë

September 30, 2023

Osmani takohet me Biden: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme

September 21, 2023

Rama në Këshillin e Sigurimit: Rusia ka keqpërdorur veton në rastin e pavarësisë së Kosovës

September 20, 2023
Mos humbni
Sport

Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!

By adminNovember 7, 2025

Arbër ismajli i LDK-së ka uruar Dritën për fitoren e madhe ndaj Shelbourne, në…

Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore

November 7, 2025

Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!

November 7, 2025

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur 5 aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale

November 7, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!

November 7, 2025

Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore

November 7, 2025

Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!

November 7, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.